Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqia e kishte futur në listën e saj, Bogdani u rrëmben helenëve talentin Bullari

Postuar: 16/11/2018 - 07:15

Trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Erjon Bogdani, shpalli dje listën e futbollistëve të kësaj moshe në kuadër të dy takimeve miqësore që do të kenë me moshatarët e Rumanisë, një listë që ka të kombinuar lojtarët që vijnë nga Europa dhe atyre që vijnë nga kampionati. natyrisht, ka emra të rinj që do të testohen për herë të parë, pro edhe futbollistë që kanë qenë dhe më parë pjesë e këtij ekipi. Sikurse raportojnë edhe mediumet sportive online, trajneri i Kombëtares U19, Erjon Bogdani ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet që Shqipëria do të luajë në datat 18 dhe 20 nëntor ndaj Rumanisë në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit.

Në listën e bërë publike nga tekniku i të rinjve, vihet re një prezencë e lartë e futbollistëve që vijnë nga Europa. Nga kampionati belg, ka ardhur edhe Blerind Morina që aktivizohet te Ostende, skuadër ku luan edhe Guri. Nga kampionati shqiptar janë Livio Malaj i Partizanit, Arinaldo Rrapaj i Flamurtarit e Ernest Muçi i Tiranës mes shumë të tjerëve. Këta dy të fundit kanë luajtur edhe në Superiore me ekipet e tyre, pavarësisht moshës relativisht të re. Por ka dhe lojtarë të tjerë që vijnë nga ekipet e Teutës, Erzenit, Partizanit etj. Natyrisht, emri më i përfolur në këtë listë është ai i Emiljano Bullarit, i cili është pjesë e të rinjve të Olimpiakosit dhe konsiderohet si një prej lojtarëve me të ardhme. Për këtë futbollist kishte shprehur interesim para pak javës vetë përfaqësuesja e Greqisë dhe federata helene kishte dërguar njerëzit e saj për ta ndjekur talentin shqiptar dhe për ta përfshirë atë në ekipet e moshave të Greqisë. Madje grekët ishin gati ta ftonin atë në kombëtaren e tyre të parë, mjaftonte që Bullari të pranonte. Për ta motivuar ata kishin kërkuar nga Olimpiakosi që ta testonte në ekipin e parë të tij dhe djaloshi ka kryer disa seanca stërvitore me ekipin e madh të Pireut. Edhe pse Erjon Bogdani e ka futur në listë djaloshin e talentuar shqiptar, ende nuk kemi një konfirmim të saktë të vetë futbollistit se kë skuadër do të zgjedhë.

Edhe pse ai është pjesë e skuadrave tona kombëtare të moshave, për ekipin e parë kombëtar ai ende nuk ka dhënë ndonjë mendim konkret. Përderisa federata helene ndjek në çdo hap talentin Bullari, ajo ka ende shpresë se ai mund të ndryshojë mendim, domethënë ta përfshijë në skuadrat e saj. Mbetet të shihet edhe ky variant, por më në fund FSHF hidhet në sulm dhe po matet me homologen e saj greke për disa prej lojtarëve më të talentuar shqiptar në Greqi. Ndërkohë, edhe pse Bogdani po punon me miqësoret e radhës për të testuar grupin e lojtarëve të kësaj moshe dhe elementët e rinj të talentuar të kampionatit, vetë trajneri nuk duket se e ka të gjatë në krye të ekipit kombëtar U-19. Shkak janë rezultatet e dobëta që ai mori me skuadrën në kualifikueset e Europianit të kësaj moshe, ku në të tria ndeshjet në grup pësoi disfatë të rëndë, duke mbetur i fundit në grupin e vet.

Madje më keq akoma, skuadra e Bogdanit nuk ia doli të shënojë asnjë gol në këto kualifikuese dhe dështimi ishte fare i dukshëm. Por nuk dështoi vetëm U-19 e Bogdanit, pasi dështim ishte dhe përfaqësuesja U-21 e Alban Bushit, e cila mbeti e parafundit në grupin e saj eliminator, duke mos i përmbushur objektivat. Në Elite Round nuk kaloi dot as kombëtarja U-17 e Xhemal Mustedanagiçit, e cila në tri ndeshje në grupin e saj eliminator mori vetëm një fitore, por pësoi dy humbje të rënda e të thella dhe mbeti në vend. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka paralajmëruar dy ditë më parë furtunë në krye të skuadrave kombëtare të moshave, duke lënë t hapur mundësinë e shkarkimit të grupit të trajnerëve dhe emërimin e teknikëve të tjerë në krye të skuadrave përkatëse. 

 Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:09

Tomas Munir ka marrë vemendjen e të gjithëve me videon që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.Mbrojtësi i PSG-së shihet në video teksa bën një një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Postuar: 14/12/2018 - 07:14

Trajneri Arsen Venger, aktualisht i papunë, vijon të japë intervista në media të ndryshme, të bëj

Postuar: 14/12/2018 - 07:13

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të L

Postuar: 14/12/2018 - 07:11

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi.

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal,

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p