BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Grezdën s’e mbajnë nervat në Skoci, Memushaj “mjeshtër” tek Peskara

Grezdën s’e mbajnë nervat në Skoci, Memushaj

Lojtarët shqiptarë që luajnë në kupat e Europës, po bëjnë një paraqitje me luhatje të theksuara, duke mos pasur qëndrueshmëri, ndërsa shumë të tjerë po e “shijojnë” aktivitetin nga stoli. Sidoqoftë, ka prej atyre që janë në fazën e grupeve si Strakosha, Xhaka e ndonjë tjetër, por edhe futbollistë që nuk po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre dhe një prej tyre është sulmuesi Eros Grezda, i cili po jep prova se është në krizë besimi. Janë vetë mediat britanike që shkruajnë se Eros Grezda po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij duke qenë se gjërat nuk po i ecin mirë në Skoci. Futbollisti i kombëtares është bërë së fundmi protagonist për keq në kampionatin skocez, aty ku aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Rejnxhërsit. Në ndeshjen përballë Balimenës, Grezda ishte titullar dhe luajti deri në 10 minutat e fundit, ndërkohë që ka krijuar edhe një situatë aspak të këndshme. Në pjesën e dytë të takimit, Grezda ka pështyrë në fytyrë kundërshtarin e tij, gjë e cila ka sjellë jo pak reagime në fushë, si edhe jashtë saj. Zëdhënësi për shtyp i Rejnxhërsit, u shpreh se do të hetohet e gjithë situata dhe më pas do të merret një vendim për sulmuesin shqiptar i cili me shumë gjasa do të dënohet për veprimin e bërë. Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes, Grezda e ka vazhduar sërish inatin e tij duke mos pranuar që t’i japë dorën kundërshtarit. Ai që ka qetësuar disi situatën dhe ka treguar vlerat e tij, ka qenë kapiteni i të rinjve të Rejnxhërsit, Greg Doçerti i cili ka shkuar në drejtim të dhomave të zhveshjes së kundërshtarit. Ai iu ka kërkuar falje futbollistëve kundërshtarë për veprimin e bërë nga Grezda dhe më pas është rikthyer në dhomën e tij.

Memushaj flet me statusin e “liderit” tek Peskara

Ndërsa Grezda ka probleme serioze me vetëbesimin dhe kontrollin e nervave, në Itali ka jjë futbollist që është lider i skuadrës dhe falë eksperiencës së tij bën diferencën. Ai është vlonjati Ledian Memushaj, i cili po kalon një formë të mirë dhe shihet si lideri i vërtetë i Peskarës. Në fakt, Memushaj dështoi me skuadrën e tij që këtë sezon të ngjitej në Serinë A italiane dhe do të luajë edhe një tjetër vit në B. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, mesfushori i Kombëtares ka bërë një analizë të kampionatit si edhe ka folur për rivalët e Peskarës. “Do të luajmë me Entelën me respektin më të madh sepse për derisa është ngjitur kaq lart, do të thotë se ka merita. Për ta ne do të jemi një kundërshtar shumë i fortë dhe kërkues. E përsëris që do të kemi shumë respekt, por ne jemi Peskara. Përveç Entelës, po bën edhe Benevento mirë por kjo nuk është surprizë duke parë mënyrën se si është ndërtuar dhe çfarë stafi ka. Natyrisht potenciali nuk shfaqet menjëherë ashtu si edhe Frozinone, që do edhe pak kohë”, u shpreh Memushaj.

Hysaj sërish në stol, Napoli po kthehet një makth

Ndërsa Memushaj po shijon momentin e mirë me Peskarën në Serinë B, një tjetër futbollist i Kombëtares po vuan në Serie A. Elseid Hysaj e ka lënë pas lodhjen fizike që kishte dhe problemet me muskujt të pak ditëve më parë. Ai mungoi në kampionat ndërkohë që nuk u grumbullua as në Ligën e Kampionëve nga trajneri Karlo Ançeloti në ndeshjen kundër Liverpulit. Këtë javë, Napoli luan përballë Leçes dhe duket se as këtë ndeshje ai nuk do të jetë pjesë e formacionit. Mediat italiane raportojnë se trajneri Ançeloti i ka premtuar shkodranit dhe do të ketë minuta të mjaftueshme në kampionat duke qenë se sezoni sapo ka nisur. Fakti që Hysaj sapo është riaftësuar, e ka bërë Ançelotin që të mos e rrezikojë duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të këtyre javëve. Ai do të jetë në stol dhe me shumë gjasa, mund të ketë pak minuta në pjesën e dytë të takimit. Hysaj pra është në udhëkryq tek Napoli dhe në merkaton e janarit do të tentojë sërish të largohet.

Adriatik BALLA