Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Griezman i pakënaqur me Atletikon, Junajtid alternativa e parë në merkaton e verës

Postuar: 21/03/2019 - 07:18

Merkato e verës është ende larg dhe klubet kanë kohë të mendojnë për lëvizjet e tyre që do të bëjnë në afatin kalimtar të transferimeve verore, duke projektuar ndryshime në favor të objektivave të tyre. Një ndër futbollistët që lakohet që tani si i mundshëm në treg është sulmuesi francez i Atletikos së Madridit, Antuan Griezman, i cili nuk i realizoi qëllimet e tij sezonale pe skuadrën spanjolle dhe në verë mund të zgjedhë një skuadër tjetër. Dihet që Barcelona ka qenë më afër tij prej dy vjetësh dhe një opsion për të kaluar në Katalonjë, me ngjyrat blaugrana është e mundshme, por ditët e fundit ka dalë në skenë një opsion anglez, ku Mançester Junajtid duket klubi më këmbëngulës për të marrë shërbimet e sulmuesit kampion bote. “Të gjithë duan Antuan Griezman. Pa u mbushur një vit nga rinovimi i kontratës me Atletikon e Madridit (në atë kohë Barcelona priste përgjigjen nga Griezman), sulmuesi francez është penduar, duke i hapur rrugë largimit nga “Vanda Metropolitano”, shkruajnë mediat sportive spanjolle.

Por situata nuk është më si më parë, sepse Atletiko ka të gjithë të drejtën të kushtëzojë të ardhmen e futbollistit, duke pranuar ofertën më të mirë financiare. Së fundmi nga Spanja është raportuar se Barcelona mund të ridalë në skenë, ndërsa sot mediet prestigjioze angleze konsiderojnë Mançester Junajtid, Bajernin e Mynihut dhe Paris San Zhermenin si rivalët më të fortë që mund të plotësojnë kërkesat financiare të sulmuesit dhe klubit madrilen. Griezman nuk ka mundur ta kapërdijë dështimin e “Los Colchoneros” në të gjitha frontet. Skuadra e Simeones u eliminua para kohe nga Kupa e Mbretit, në Champions dështoi të ruante ndaj Juventusit epërsinë e dy golave të shënuar në “Vanda Metropolitano”, ndërsa në La Liga duket krejt e pamundur që në 10 ndeshjet e mbetura të rikuperohen 10 pikë diferencë më Barcelonën. 27-vjeçari, kur pranoi rinovimin, nuk e kishte menduar një dështim të tillë, ndaj dëshiron që të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës. Sipas spanjolles “Sport”, “Djajtë e Kuq” kanë epërsi ndaj rivalëve për të siguruar shërbimet e Griezman edhe për faktin që francezi do të luante në të njëjtën skuadër me bashkëkombësit e tij Pogba e Martial. Mbetet të shihet në verë se çfarë do të ndodhë konkretisht në merkato, por vështirë se Barcelona do të pran0onte t’i ikte nga duart një futbollist i kompletuar si Griezman. Dështimi i Kutinjos, në një farë mase, e nxit Barcelonën të kthejë vëmendjen nga ylli francez, i cili mund të shërbente si lidhës mes Mesit dhe Suarezit në repartin ofensiv. As Kutinjo e as Dembele nuk ia kanë dalë të funksionojnë kaq mirë me dyshen sulmuese të Barçës pas largimit të brazilianit Nejmar. Prandaj një opsion në “Kamp Nou” mund të ishte i përshtatshëm dhe për vetë futbollistin i cili ndihet i ambientuar mirë me kampionatin spanjoll. Kurse alternativa angleze mund të bëhet e besueshme vetëm, kundrejt një oferte më të mirë financiare.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë për një trajner dosido, por për një teknik të shquar që ka drejtuar më parë shumë skuadra elitare europiane e madje ka fit

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci

Postuar: 25/06/2019 - 07:15

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në ni

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 07:53

Milani u bë prej vitesh që po vuan daljen në skenën e madhe, pasi nuk e ka krijuar ende grupin e