BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Sport

Griezman në stol, francezi ideon largimin nga Barcelona në fund të sezonit

Griezman në stol, francezi ideon largimin nga Barcelona në fund

Situata në gjirin e Barcelonës është e tensionuar. Nuk është në pikëpyetje vetëm trajneri Kuike Setien, por njëherësh edhe lojtarët më cilësorë të grupit, pasi Barça e këtij edicioni po dështon në mënyrë spektakolare në të gjitha garat sezonale. Së fundmi rikthehet në skenë gjendja e sulmuesit Antuan Griezman, i cili jo vetëm ka përfunduar në stol, por mësohet në mediat iberike se ai po projekton largimin nga “Kamp Nou”. Shkak, si gjithmonë, duket se mbetet raporti jo i mirë me Lionel Mesin. Shkurt dhe qartë: ata nuk shkojnë mirë bashkë. Sipas medieve spanjolle, sulmuesi francez është i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet tek gjiganti katalanas. Antuan Griezman është mjaft i pakënaqur në Barcelonë. Sulmuesi francez nuk ka shkëlqyer sa duhet në “Camp Nou”, e në ndërkohë nuk është i kënaqur me tretmanin që po i bëhet. E kulmi arriti në ndeshje me Atletiko Madridin, kur trajneri Kuike Setien e inkuadroi në lojë vetëm në minutën e 90-të. Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se kampioni i botës me Francën po e mendon largimin nga Barça, vetëm një vit pasi u transferua aty. Ndërkohë, nëse ndodh kjo, klubet më të interesuara për ish-futbollistin e Atletikos janë Arsenali dhe Interi. Griezman ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian viteve të fundit. Ndërkohë, një ish—lojtar francez, Kristof Dugarri, ka ironizuar në marrëdhëniet mes Griezmani dhe Mesit, duke thënë se ish-sulmuesi i Atletikos nuk duhet të ketë frikë nga një fëmijë autik e 1.5 metra. Natyrisht, deklaratat e tij nënkuptojnë që pozicioni i Griezmanit tek Barcelona kushtëzohet nga forca e pushtetit që ka argjentinasi në radhët e klubit katalanas. Kështu, Kristofe Dugarri tashmë në moshën 48-vjeçare do të mbahet mend gjithmonë si nga sulmuesit më me emër që ka patur Bordo në historinë e saj, kjo për faktin pasi ai arriti të fitonte 3 trofe madhorë si pjesë e kombëtares franceze, Kupën e Botës në vitin 1998, Euro 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2001. Dugarri ka qenë edhe pjesë e Barcelonës në sezonin 1997-1998 ku arriti të fitonte La Ligan me “blaugrana” por pa lënë ndonjë shenjë të madhe. Aktualiteti blaugrana i intereson ish-sulmuesit të kombëtares franceze i cili në një intervistë ka bërë disa deklarata të forta kundër yllit argjentinas Lionel Mesi duke i dhënë kurajo në të njëjtën kohë bashkëkombasit të tij Antuan Griezman i cili aktualisht bën pjesë në listën e 10 blerjeve më të dështuara të Barçës dhe po gjen pak hapësira në formacion me trajnerin Kuike Setien në stol. Dugarri e ka tepruar me frazat e tij duke e cilësuar Mesin si një djalosh të shkurtër dhe gjysmë autik. “Pse duhet të jetë i Griezman i frikësuar nga ai? A mund të jesh i frikësuar nga një djalosh i shkurtër dhe gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, atëherë mund ta hash me dhëmbë atë. Edhe Setien jam i bindur se nuk ka asgjë me Griezman, por nuk ka sjelljen e një tekniku të madh. Thjesht është një i paaftë”, u shpreh Dugarri me fjalë shumë të rënda kundrejt 6-herë fituesit të “Topit të Artë” por edhe ndaj trajnerit aktual të Barcelonës.