BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Griezman: Refuzova Barcelonën, sepse më kërkonin të jem “ushtar” i Mesit

Griezman: Refuzova Barcelonën, sepse më kërkonin të jem

Barcelona kishte gjithë verën që insistonte që Antuan Griezman të vishte bluzën e katalanasve, me idenë që ai mund të bënte gjëra të mëdha me skuadrën blaugrana. Por nuk ndodhi aspak kështu. Edhe pse lojtarët e stafi e dëshironin sulmuesin francez, ishte vetë Griezman në fund që u tërhoq, pasi u këshillua me stafin e ngushtë tek Atletiko dhe në Francë, i bindur se një kalim tek Barcelona në “Kamp Nou” do ta shndërronte atë në një “punëtor të mirë” për objektivat madhore të Lionel Mesit, siç kishte ndodhur më parë me lojtarë të tjerë të mëdhenj si Iniesta, Sançez, Dembele, apo dhe Nejmar. Kështu, Antuan Griezman mbajti në ankth për disa javë si tifozët e Atletikos dhe ata të Barcelonës, derisa në fund vendosi të rinovonte kontratën me madrilenët.

Vendimi i tij u komentua shumë, si një mundësi e shpërdoruar për të luajtur në një ekip të madh dhe krah një lojtari legjendë, si Lionel Mesi. Vetë sulmuesi francez zbuloi së fundmi se qëndroi nën urdhrat e Simeones, duke qenë i bindur se te “blaugranat” do të ishte nën hijen e Mesit. Ishte vendim zemre, por edhe logjik.

“Nuk ishte e lehtë t’i thoshe jo një ekipi të madh si Barcelona, që të kërkon, të thërret, të dërgon mesazhe…. E dija që te Barcelona do të isha ushtar i Mesit, ndaj u tërhoqa”, u shpreh Griezman, i cilësuar si një prej më të mirëve në botë aktualisht dhe një prej futbollistëve që pretendon të fitojë “Topin e Artë”. Sulmuesi francez shpjegon se në atë kohë ka kaluar një periudhë plot tension për vendimin që do të merrte për të ardhmen e tij.

“Ishte e vështirë, zgjoja bashkëshorten time në 3 të mëngjesit, për të biseduar me të se çfarë duhej të bëja. Pas një ndeshjeje, kur mora vërshëllima nga tifozët, shokët e mi në dhomat e zhveshjes më mbrojtën, ndërsa Simeone erdhi në shtëpinë time për të më thënë se kishte shumë besim. Klubi më rriti pagën, duke treguar se do të bënte gjithçka për të më mbajtur”, shtoi më tej Griezman. Ai shënoi katër gola në Botërorin e Rusisë dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar,e megjithëse në kampin francez dhe në media besojnë se lojtarë si Kilian Mbape dhe Rafael Varane kanë më shumë kontribut për skuadrën e “gjelave” sesa pati sulmuesi i Atletikos së Madridit. Së fundmi, në një spot që ka publikuar prestigjiozja “France Football”, lë të nënkuptuar se në garë për “Topin e Artë” janë Varane, Mbape dhe Modriç, pra nuk është Griezman. Pikërisht vëzhgimi i detajuar i këtij spoti, ka dhënë edhe indiciet e para në lidhje me futbollistin që do të “rrëmbejë” këtë trofe për vitin 2018, që ndryshe nga herët e tjera, ka një sërë pretendentësh. Nga videoja shihet qartë se Griezman do ta ketë të vështirë që të jetë fituesi. Gjithsesi, ajo që duket më e sigurt, është fakti se pas 10 vitesh, do të thyhet hegjemonia Mesi-Ronaldo, me dy yjet e futbollit që e kanë fituar nga 5 herë secili trofeun e “Topit të Artë”. Sidoqoftë, Griezman mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë viteve të fundit.

Adriatik BALLA