BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Griezman: Ronaldo dhe Mesi asgjë tepër meje, e meritoj “Topin e Artë”

Griezman: Ronaldo dhe Mesi asgjë tepër meje, e meritoj “Topin e

Atletiko e Madridit ishte fituese e UEFA Europa League sezonin e kaluar, një sukses jo i vogël për klubin spanjoll që e nisi aktivitetin nga Champions, pa asnjë shpresë, por në fund diti të triumfojë dhe në finale mundi Marsejën, duke siguruar trofeun. Natyrisht, një nga lojtarët që pati më shumë kontributit në këtë sukses ishte sulmuesi francez Antuan Griezman, i cili përveç këtij suksesi në Ligën e Europës, fitoi me kombëtaren e Francës trofeun e Kupës së Botës. Këto dy trofe madhorë, i kanë dhënë inkurajim Griezmanit të fitojë “Topin e Artë” që jepet për lojtarin më të mirë në botë. Por është një fakt shokues për sulmuesin francez, pasi as UEFA e as FIFA nuk e përfshinë në treshen e lojtarëve më të mirë të vitit. UEFA dhe FIFA zgjodhën si treshe për çmimin e lojtarit më të mirë futbollistët Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Kiy i fundit fitoi trofeun e më të mirit si në Botëror ashtu dhe nga UEFA. Një vendim që la shumë të pakënaqur, përfshi dhe Ronaldon që e pretendonte si golashënues dhe fitues i Champions League. Edhe FIFA ka zgjedhur këta tre lojtarë për çmimin e më të mirit, kështu që për Griezman mbetet vetëm “Topi i Artë” në lojë. Agresiviteti në deklarata dhe pakënaqësia ndaj FIFA-s e UEFA-s tregojnë që Griezman e dëshiron trofeun që jepet nga revista e shquar franceze, “France Football”. Dhe në fakt, Antuan Griezman nuk ndihet inferior ndaj askujt. Në një intervistë, futbollisti francez foli për jetën e tij, sukseset e arritura dhe objektivat e ardhshme. Por, më kryesorja për të, është ceremonia e “Topit të Artë”, trofeu më i rëndësishëm për një lojtar, e cila zhvillohet në dhjetor. “Po kaloj një nga momentet më të mira në jetë, qoftë nga ana personale apo ajo profesionale, në klub dhe në kombëtare. Nuk ndihem më i dobët as se Mesi e Ronaldo, mund të them me krenari se jam mes më të mirëve në botë. Shpresoj shumë ta fitoj “Topin e Artë”, do të jap gjithçka tre muajt e mbetur për këtë vit”, u shpreh Griezman. Sezoni 2017-2018 ishte fantastik për sulmuesin e Atletikos së Madridit, i cili fitoi Europa League, Superkupën e Evropës dhe mbi të gjitha, Kupën e Botës me Francën. Por, gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që ai të nominohej për çmimin e Lojtarit më të Mirë nga UEFA, çka la një shije të hidhur tek 27-vjeçari. “Tani nuk mund të bëhet më asgjë, ajo për të cilën më vjen më shumë keq është se asnjë kampion bote nuk u nominua. Lojtarë si Mbape, Varane apo Kante kanë luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Gjithsesi, duhet të shohim përpara”, theksoi më tej Griezman. Nëse viti i kaluar ishte i shkëlqyer, sezoni i ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Griezman dhe Atletikon e Madridit. Pavarësisht fitores në Superkupën e Evropës, “Los Colchoneros” kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në katër javët e para, 7 më pak se Barcelona e vendit të parë e 5 pikë më pak se rivalët e përjetshëm të Realit. Theksojmë së fundmi se Griezman shpreson shumë që “France Football” t’ia japë atij çmimin e madh të “Topit të Artë”, një trofe që më parë e kanë fituar dy francezë, Mishel Platini dhe Zinedin Zidane.

/Adriatik BALLA