BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Grojther Fyrth ngjitet në Bundesligë, por klubi gjerman nuk e pranon Mërgim Mavrajn

Grojther Fyrth ngjitet në Bundesligë, por klubi gjerman nuk e pranon

Një nga lojtarët me kontribut thelbësor në ekipin përfaqësues gjatë dekadës së fundit është padyshim Mërgim Mavraj, i cili u shqua sidomos gjatë kualifikueseve dhe në fazën finale të Europianit të vitit 2016, aktivitet që regjistron kulminacionin e futbollit shqiptar në rang ndërkombëtar. E vërteta është se Mavraj ka një karrierë të spikatur në Gjermani, herë në Bundesligën kryesore e herë në ligën e dytë, por lojtar që ka dhënë për fanellat që ka veshur dhe ka marrë vlerësime mjaft pozitive nga kritika sportive në Gjermani. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Grojther Fyrth në Bundesligën 2, duke dhënë kontribut thelbësor në ngjitjen e skuadrës në elitë, por nga ana tjetër, sapo u arrit ky sukses klubi nuk e ka parë më të domosdoshëm të rinovojë kontratën me të, për më tepër që Mavraj ka eksperiencë dhe një kontribut më të madh se të tjerët tek ky klub. Por nuk është vetëm Mavraj, janë dhe disa lojtarë të tjerë të Kombëtares që janë në udhëkryq në këtë moment dhe përgjithësisht flitet për lojtarët që janë veteranë. Kështu, Elseid Hysaj nuk shihet të rinovojë më me Napolin dhe është duke shqyrtuar ofertat e largimit. Një tjetër lojtar që shihet i “tepërt” në këtë drejtim, është dhe Armando Sadiku, të cilit nuk i bëri punë as kalimi tek FC Bolivar në Amerikën e Jugut, ndërsa mbetet në pikëpyetje vijimi i kontratës së Ledian Memushajt me Peskarën. Bekim Balaj po pret ofertën më të mirë për të gjetur skuadrën e duhur për sezonin e ri dhe disa lojtarë të tjerë janë në pritje të një destinacioni më të mirë për karrierën e tyre. Madje dhe Klaus Gjasula nuk e ka të sigurt vazhdimin me Hamburgun, sikurse dhe Thomas Strakosha ka probleme me Lacion dhe e sheh veten gjithnjë e më larg saj.

Mediat gjermane: Grojther Fyrth nuk e do më Mavrajn

Grojther Fyrth arriti një sukses të madh këtë sezon teksa ia doli të rikthehet në elitën gjermane, Bundesligë. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Mërgim Mavraj, i cili ka qenë një lojtar i formacionit të parë derisa pësoi një dëmtim fatkeq. Një dëmtim që i ka prishur shumë planet, pasi tashmë klubi gjerman njofton se nuk do të rinovojë me shqiptarin dhe në këtë formë ai nuk do të ketë mundësinë të luaj në Bundesligë. Tashmë, 34-vjeçarit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të sigurojë një tjetër akomodim për sezonin e ri dhe të qëndrojë kështu në Bundesliga 2. “Grojther Fyrth dhe Mërgim Mavraj nuk do të rinovojnë kontratën që skadon në fund të sezonit. Faleminderit për përkushtimin dhe të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen Mërgim!”, shkruhej në njoftimin e klubit gjerman.

Hysaj në “radarët” e Real Betisit, merkato mund të sjellë surpriza

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, është një nga lojtarët kuqezi që ka karrierë më të gjatë në futbollin italian, duke luajtur prej shumë sezonesh në elitë me skuadrën e napolit dhe për dca kohë ka qenë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Europë. Nga ana tjetër, problemet e shfaqura dy vitet e fundit me Napolin e kanë bindur se ai nuk mund të ketë të ardhme më me napolitanët dhe duhet të gjejë një destinacion të ri për sezonin tjetër. Janë vetë mediat italiane që njoftojnë se Elseid Hysaj ka mbyllur sezonin e fundit me Napolin dhe tashmë është i lirë të largohet me parametër zero. Për mbrojtësin e kombëtares nuk mungojnë alternativat, teksa ka interesim nga klube italiane brenda Serisë A, por jo vetëm. Kështu, së fundmi një tjetër klub interesohet për Hysajn. Bëhet fjalë për Real Betis, skuadër që drejtohet nga Manuel Pelegrini. Eksperienca e shkodranit është një nga pikat e forta përse ai kërkohet tek spanjollët, ndërsa kujtojmë se në La Liga emri i Hysaj nuk është lidhur vetëm me Betis, por edhe me Valencian dhe gjigantët e Real Madrid. Mbetet për t’u parë tashmë se cilin do të zgjedhë Hysaj për të vazhduar të ardhmen.