Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gruaja e Michael Schumacher thyen heshtjen për gjendjen e tij

Postuar: 13/11/2018 - 10:23

Gruaja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen duke folur për gjendjen e kampionit të Formula 1, i cili në Dhjetor 2013 pësoi aksident të rëndë në ski.

Corinna Schumacher, në një letër të pa bërë publike më parë, e përshkruan bashkëshortin si një luftëtar që nuk do të dorëzohet.

Letra e saj në fakt vjen si përgjigje falenderimi për këngëtarin gjerman Sascha Herchenach, i cili i ka dedikuar një këngë kampionit Schumacher, të titulluar “Born to fight”. Këngëtari tha se kurrë nuk e priste që të merrte një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.

“Do të doja t’ju falenderoja sinqerisht për mezashin tuaj dhe dhuratën e bukur që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Të gjithë e dimë se Schumacher është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë bashkëshortja e Schumacher në letrën e saj dërguar këngëtarit gjerman.

Sascha Herchenach zbuloi përmbajtjen e letrës në një intervistë për revistën gjermane “Bunte”. Nuk dihet saktësisht se kur është shkruar letra e Corinna Schumacher, por këngëtari e realizoi këngën për legjendën e Formula 1 në Dhjetor të vitit 2014, një vit pasi Schumacher pësoi aksidentin në Alpe. Ai goditi kokën në një shkëmb duke bërë ski dhe pas disa operacioneve qëndroi për 6 muaj në koma.

Pasi u zgjua nga koma, për gjendjen e Schumacher po kujdeset një ekip prej 15 mjekësh e infermierësh. Ai qëndron në shtëpinë e tij private pranë liqenit të Gjenevës.

Bashkëshortja e Schumacher deklaroi në atë kohë se nuk do të fliste për gjendjen shëndetësore të kampionit të Formula 1, duke kërkuar që të ruhej privatësia. Letra e saj e falenderimit për këngëtarin gjerman, besohet se është e para deklaratë e botuar ku flet për gjendjen e Michael Schumacher.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Z

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës