BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Grumbullimi i U-19, Bogdani: S’bëjmë qoka, të gjithë kalojnë në sitë

Grumbullimi i U-19, Bogdani: S’bëjmë qoka, të gjithë

Shqipëria ka ekipet zinxhirë të mbushur me talente, por në ekipin e parë përfaqësues pak prej këtyre elementëve mbërrijnë si titullarë. Gjithsesi, pranohet se skuadrat kombëtare të moshave po tërheqin vëmendje jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, sepse klube të ndryshme europiane i kanë në vëmendjen e tyre disa prej lojtarëve më të mirë nga kuqezinjtë e rinj. Në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian për U-19, të cilat startojnë në vjeshtë, Shqipëria e 19-vjeçarëve që drejtohet nga trajneri Erjon Bogdani do të bëjë këto ditë një grumbullim dhe testim të elementëve, një aktivitet që pritet të marrë përkushtimin maksimal të stafit, sepse do të seleksionohen kryesisht lojtarët më të mirë të kësaj moshe në kampionatin shqiptar. Në fakt, Bogdani publikoi dje listën me 21 lojtarë të kësaj moshe, një zgjedhje kryesisht nga kampionati, ku ka premtuar se nuk do të ketë qoka, por një testim serioz dhe ku do të vëzhgohen e do të përzgjidhen më të mirët. Pra lista përbëhet kryesisht me futbollistë që aktivizohen në klubet shqiptare të cilët do të vëzhgohen nga afër dhe do të kenë mundësinë të bindin trajnerin se e meritojnë një vend në listën përfundimtare të të grumbulluarve për kualifikueset. Ekipi do të grumbullohet në ambientet e “Tripokal Resort” në Durrës, nga ku do të zhvillojnë edhe dy miqësore. I pyetur në lidhje me emrat e rinj, Bogdani u shpreh se ka besim për ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekipit. Nëse futbollistët e shohin më shumë si një trampoline U-19, Bogdani u shpreh se “Jo”, pasi sipas tij duhet të shikohen të studiohen e më pas të përcaktohen, se fundja nëse janë në nivelin e duhur mund të jenë një ditë edhe pjesë e Kombëtares A. Qëllimi është evidentimi dhe krijimi i ideve për ekipin që zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin eliminator të Europianit për këtë grupmoshë, që do të zhvillohet në muajin tetor. “Është grumbullimi i dytë pas turneut në Romë. Është me lojtarë që luajnë në Shqipëri. Kemi 4 lojtarë që vijnë nga jashtë. Është mundësi për të parë sa më shumë lojtarë. Nga shtatori do të kemi listën e plotë për kualifikueset e tetorit. Turneu parë që u bë në Romë ishte prej 14 lojtarësh. Kjo listë është me 21. Janë dhe 13 apo 14 lojtarë për tu parë. Nga 55 futbollistët do të zgjedh ekipin në tetor. Mund të ketë surpriza nëse ndokush paraqitet mirë gjatë kësaj kohe”, u shpreh Bogdani. Gjatë kësaj periudhe Bogdani ka ndjekur nga pranë kampionatin e të rinjve, ku jo vetëm ka piketuar elementët e nevojshëm për skuadrën e tij, por evidenton dhe aspektin në të cilin duhet të përmirësohen ekipet dhe lojtarët. “Kampionati nuk diskutohet se ka shumë për tu përmirësuar. Ka lojtarë të mirë por në këtë moshë e kanë vetë në dorë pasi duhet të punojnë shumë. Kam parë shumë ndeshje dhe them që ka shumë pauza gjatë ndeshjes. Në kombëtare duhet ritëm dhe të vrapojnë shumë”, shtoi më tej Bogdani. Edhe tek Kombëtarja e 19-vjeçarëve sytë janë nga elementët që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë. Në skuadrat e moshave të Italisë ka futbollistë të shumtë të emigrantëve, që fare mirë mund të jenë edhe pjesë e kuqezinjve. Bogdani ka parë nga pranë jo vetëm ata, por edhe futbollistë të tjerë, të cilët nuk janë grumbulluar nga të kaltrit. “Deri tani kemi shumë shpresa sepse ka lojtarë të mirë që po paraqiten mirë me ekipet e tyre. Kam parë lojtarë në Itali, që janë kryesorë në skuadrat ku luajnë duke qenë dhe kapiten aty. Janë futbollistë që e kanë vetë në dorë të ardhmen. Është një moshë delikate, në ekipin tonë do të vijnë ata lojtarë që e ndiejnë se janë shqiptarë. Kam komunikuar me futbollistë që kanë luajtur me Italinë e moshave. Nëse vendosin të vijnë këtu do të testohen si të gjithë të tjerët”, përfundoi Bogdani.

Adriatik BALLA