BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Grupi i “ferrit”! Ja yjet me të cilët do të përballet kombëtarja shqiptare në Gjermani

Grupi i “ferrit”! Ja yjet me të cilët do të

Shqipëria do të luajë tri ndeshje në finalet e Europianit, teksa do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Duke nisur nga situata aktuale, pavarësisht se mund të ndryshojnë shumë gjëra, le të shohim si vijnë këto kombëtare në Gjermani.

ITALIA 

Një mbrojtje me katër apo me tre, kjo është dilema e Spaletti-t që me shumë mundësi do të zgjedhë një 3-4-2-1.

Në portë Donaruma i PSG-së, me treshen e mbrojtjes që rreshtohet: Di Lorenco (Napoli), Buongiorno (Torino), Bastoni (Inter). Në mesfushë janë: Nga e djathta Darmian (Inter), në qendër Barella (Inter) dhe Jorginho (Arsenal) dhe në të majtë Dimarco (Inter).

Përpara tyre Chiesa (Juventus), Pelegrini (Roma) dhe Retegui (Xhenoa). Sigurisht që alternativat nuk mungojnë duke përmendur lojtarë si: Scalvini, Mancini, Cambiaso, Cristante, Locateli, Fratezi, e përpara Politano, Zaccagni, El Sharawi, Raspadori, Immobile dhe Scamaca. Një mungesë është Domeniko Berardi.

 SPANJA

Kombëtarja spanjolle barazoi me Brazilin dhe humbi me Kolumbinë. Patjetër që ka shumë alternativa dhe prandaj ekipi i De La Fuentes mund të luajë me një modul 4-3- 3. Në portë: Simon (A.Bilbao). Në mbrojtje: Carvahal (R.Mardid), Le Normand (R.Sociedad), Laporte (Al-Nasr), Grimaldo (B.Leverkusen).

Përpara tyre janë: Rodri (Man.Siti) dhe Fabian Ruis (PSG), në krah: Yamal (Barcelona) dhe Williams (A.Bilbao). Dani Olmo (Lajpcig) si numër 10 dhe Alvaro Moratta (A.Madrid). Konkurrenca është e lartë, pasi Raja i Arsenalit mund të jetë numri një në portë e padyshim futbollistë si: Kukurela, Vivian, Navas, Gaja, Lorente, Merino, Zubimendi dhe Moreno, Xhoselu e Pedri.

KROACIA

Barazim me Tunizinë dhe fitore me Egjiptin. Ky ishte bilanci i Kroacisë në miqësore. Por si mund të luajnë rivalët tonë në Europian. Në portë: Livakoviç (Fenerbahçe).

Në mbrojtje: Juranoviç (U.Berlin), Sutalo (Ajaks), Guardiol (Man.Siti) dhe nga e majta Soza (Ajaks). Mesfusha do të përbëhet nga: Kovaçiç (Man.Siti), Brozoviç (Al-Nasr), Modriç (R.Madrid). Treshja përpara: Pasaliç (Atalanta), Petkoviç (D.Zagreb) dhe Kramariç (Hofenhaim)