BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x
BREAKING NEWS

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/
x
BREAKING NEWS

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si
x
BREAKING NEWS

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më
x
BREAKING NEWS

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën
x
BREAKING NEWS

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me
x
BREAKING NEWS

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga
x

Sport

Grupi i të rinjve, në janar mund të priten surpriza nga disa kuqezinj

Grupi i të rinjve, në janar mund të priten surpriza nga disa

Merkato e janarit mund të sjellë disa surpriza për lojtarët e rinj të Kombëtares, të cilët nuk morën minuta mjaftueshëm gjatë fazës së parë të kampionateve ku luajnë. Në këtë periudhë ata po shqyrtojnë mundësitë që ofrohen në treg dhe nuk janë të paktë ata që pritet të lëvizin në janar, në kërkim të destinacioneve të reja. Kuptohet, shanset më të mëdha i kanë ata futbollistë që kanë marrë sadopak minuta, domethënë e gëzojnë një farë aktivizimi ku ata kanë mundur të lënë gjurmë e këtu hyjnë Broja, Asllani, Bare, Bajrami, Ismajli, e padiskutim edhe portieri Strakosha. Jo të gjithë janë të rinj, sepse një pjesë kanë përvojë tashmë në klube cilësore dhe janë në kulmin e moshës së tyre, por për përfaqësuesen mbetet një kontigjent i ri.

Broja drejt Italisë

Sulmuesi Armando Broja regjistron momentalisht lojtarin më të kërkuar shqiptar në treg, edhe pse minutazhi i tij me Çelsin ka qenë i shkurtër e jo i mjaftueshëm. Për vetë futbollistin Çelsi është klubi ideal, por duke parë situatën që nuk aktivizohet mjaftueshëm, mund të tundohet nga ofertat e klubeve të Serisë A, ku zgjedhje e parë është padyshim Milani, i cili e synon nëpërmjet huazimit, ose në formë shkëmbimi me ndonjë lojtar tjetër në skuadër. Tek Çelsi ai ka marrë pak minuta nga trajneri, pasi ka konkurrencë të madhe me Stërling dhe Obamejang, kështu që oferta e Milanit mund të jetë “shpëtim” për karrierën e shqiptarit. Momentalisht Broja po kalon një dëmtim dhe është në fazë rikuperimi dhe tentativa e klubit për ta huazuar në një klub tjetër për pjesën e mbetur të sezonit do të shqyrtohet e duket si një zgjidhje ideale. Megjithatë, Milani e do për ta blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e Brojës.

Kumbulla drejt Francës

Referuar medieve franceze, Marash Kumbulla është në planet e trajnerit të Lilës, Fonseka. Në të vërtetë nuk është aludim, por është i besueshëm, sepse Fonseka e ka njohur që herët Kumbullën, e kishte pjesë të Romës kur drejtonte ekipin italian dhe ia di vlerat. Në këtë kuadër, një kalim i Kumbullës nga Serie A në Ligue 1 të Francës është i mundur. Këtë e përforcon akoma më shumë argumenti madhor që Murinjo nuk po i jep shqiptarit shumë shanse këtë sezon tek Roma, duke e lënë shumicën e herës në stol. Roma ndodhet në një krizë besimi të brendshëm dhe në këto rrethana, vlerësimi i ofertës nga Lila franceze shihet si opsion i mirë për mbrojtësin kuqezi. lëvizja mund të ndodhë gjatë muajit janar, edhe pse Kumbulla është nën kontratë me Romën.

Skuka synon të luajë jashtë

Një tjetër lojtar i Kombëtares që mund të lëvizë në janar është sulmuesi i Partizanit Xhuliano Skuka. Lojtari ka pikasur me golat e tij në Superligë, duke ndihmuar të kuqtë të mbajnë kuota pretendimesh për titull, por forma e mirë që bëri në ndeshjen kundër Italisë në minutat e fundit të miqësores, si dhe goli i shënuar në duelin ndaj Armenisë, po në “Air Albania”, tregon se Skuka është pjekur për të luajtur jashtë. Ka pasur interesime dhe duket se në janar ai do të kalojë në një klub italian, por mbetet për t’u parë se si do të jenë ofertat për klubin e kuq.