BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Sport

Guardiola i trembet Zidanit: Nëse nuk eliminoj Realin do të shkarkohem nga Siti

Guardiola i trembet Zidanit: Nëse nuk eliminoj Realin do të shkarkohem

Liga e Kampioneve do të kthehet javën tjetër, ku padyshim dueli më i rëndësishëm paraçerekfinal i këtij edicioni është Real-Madrid-Mançester Siti, e konsideruar edhe si një finale e parakohshme. Do të kalojë më tej vetëm njëra por ky fakt po e fut në depresion trajnerin katalanas të Sitit, Pep Guardiola, i cili nuk ka rrugë tjetër veç fitores. Madje ai pranon se e ardhmja e tij në pankinën e Sitit do të varet shumë nga loja, rezultati dhe verdikti që do të prodhojnë 180 minutat e duelit me rivalin e tij Zinedin Zifdane të Realit të Madridit. Në mediat angleze shkohet më tej. Pep Guardiola mendon se Mançester Siti do ta shkarkojë nga posti i trajnerit, nëse ai nuk ia del ta eliminojë Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Siti ballafaqohet me Realin në fazën e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane për klube, në një kohë kur po has në vështirësi për ta ruajtur formën e mirë, derisa skuadra e Zinedine Zidane është lider në La Liga. “Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola për “Sky Sports”, derisa argumentoi se nëse dështon ta fitojë këtë garë nuk do të thotë patjetër që ky do të jetë një sezon i dështuar për skuadrën e tij. “Ëndërroj për këtë dhe jam i ngazëllyer për ta përgatitur ndeshjen kundër Real Madridit. Ky proces dhe këto dy javë deri në kohën e ndeshjes do të jenë javët më të lumtura të jetës sime”, shtoi ai. Më tej vijon ironia e Guardiolës mbi raportet me drejtuesit e Mançester Sitt, ku thotë se një eliminim në Champions, mund të sjellë automatikisht shkarkimin e tij. “Nëse nuk e mposhtim Realin, atëherë kryetari apo drejtori sportiv do të vijë dhe do të më thotë: ‘kjo nuk mjafton, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të të shkarkojmë’”, theksoi ai. Më pas trajneri spanjoll, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe që paguhet 23 milionë euro në sezon nga klubi i Mançester Sitit, theksoi se nuk ndihet më i miri në botë në rolin e tij, pavarësisht etiketimeve. “Njerëzit mendojnë se nëse je Guardiola, atëherë duhet ta fitosh patjetër Ligën e Kampionëve. Unë nuk ndihem më i miri në botë, pasi edhe te Barcelona, ku kam fituar shumë, kisha në dispozicion lojtarë shumë të mirë”, përfundoi tekniku spanjoll. Pep Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë të futbollit. I veçantë prej tij është moduli taktik 4-3-3 dhe sidomos loja “tiki-taka” të cilën ai e zbatoi deri në përpikmëri në vitet e arta të tij në Barcelonë, ku me blaugrana arriti majat, duke fituar gjithçka të mundshme, sidomos në Europë e në botë, një ekip që nuk të falte në fushën e blertë dhe konsiderohet si një prej ekipeve më të mira që kanë zbritur ndonjëherë në një fushë futbolli. Por si çdo fillim e ka dhe një fund, edhe Guardiola i viteve të fundit nuk ka mundur të fitojë Champions League, as me Bajernin e Mynihut e as me Sitin. Ky sezon cilësohet vendimtar, nëse ia del e thyen tersin, në të kundërt mund të shkarkohet pa u mbyllur mirë sezoni. Ecuria e paparë e Liverpulit të Jurgen Klop e ka lënë në hije këtë edicion Guardiolën dhe skuadrën e tij, Mançester Siti.