BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Sport

Guardiola injoron “Levën” dhe Benzemanë për numrin 9: Mesi është më i miri në çdo rol

Për Pep Guardiolën nuk ka dilema për lojtarin më të mirë. Ai është Lionel Mesi. Por tekniku katalanas ka surprizuar dje kur është pyetur për numrin 9 më të mirë dhe ai ka injoruar emra të tillë si Robert Levandovski, Karim Benzema etj, duke thënë se në repartin e mesfushës dhe të sulmit, në të gjitha rolet më i miri është Leo Mesi. Edhe pse aftësitë e Aguerros si golashënues i Mançester Sitit nuk vihen në diskutim, Guardiola, beson se Lionel Mesi ende mbetet më i mirë në secilën pozitë. Argjentinasi Aguerro shënoi het-trik në fitoren me rezultat 6:1 të Mançester Sitit kundër Aston Villës të dielën, duke e kaluar Tierri Henrinë si golashënuesin më të mirë të huaj në histori të Premierligës.

31-vjeçari e arriti këtë rekord në tre ndeshje më pak të zhvilluara sesa legjenda franceze e Arsenalit, të cilit i ishin duhur 258 ndeshje për ta arritur rekordin. Aguerro gjithashtu e barazoi rekordin e ikonës së Çelsit, Frank Lampardit, në listën e futbollistëve me më së shumti gola në përgjithësi në Premierligë. Tani ai radhitet në këtë listë pas vetëm dyshes legjendare të Mançester Junajtid Andi Kole dhe Uejn Runit, si dhe legjendës së Njukasëll: Alan Shirer. Kur u pyet pas kësaj ndeshjeje nëse Aguero ishte lojtari më i mirë me të cilin ai ka punuar në karrierën e tij si trajner, Guardiola preferoi ta përmend gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Mesin e Barcelonës.

“Më i miri është Mesi. Mesi është nëntëshi, dhjetëshi,, njëmbëdhjetëshi, shtatëshi, gjashtëshi, pesëshi e katërshi më i mirë….”, tha Guardiola, duke buzëqeshur. “Por Serxhio, në mes të disa të tjerëve, është njëri ndër ta. Kam thënë shumë herë se ai do të vdesë duke shënuar gola, është me të vërtetë i talentuar”.

Trajneri spanjoll kishte punuar me Mesin gjatë viteve 2008 dhe 2012, në një periudhë kur Barcelona ishte në kulmin e fuqisë, duke i fituar katër tituj të La Ligës, dy Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit, dy Superkupa të UEFA-s, dy Kupa të Botës për Klube dhe tre Superkupa të Spanjës. Ndërkohë, Guardiola duket me probleme si shofer, pasi ka çuar dëm deri tai katër makina e të gjitha për shkak të neglizhencës së tij apo dhe mungesës së përqendrimit. Kohët e fundit ka shfaqur dobësi në shumë pikëpamje.

Sikurse raportojnë mediat britanike, Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aftësitë në mirëmbajtjen e makinave, pasi siç tregojnë dy autorë të librit “Pep’s City: The making of e Superteam”, tekniku spanjoll ka shkatërruar 4 makina që kur ka ardhur në Mançester. Bëhet fjalë për një “Mercedes GLE” me vlerë 93640 euro, një “Range Rover” me vlerë 175575 euro, një “Bentley GTX” me vlerë 234100 euro dhe një “Mini Couper” me vlerë 35113 euro, të gjitha këto të shkuara dëm nga tekniku katalanas. “Guardiola ka reputacionin e një piloti të pafat, që nga koha kur ishte trajner i Barcelonës. Pasqyrat e makinave të tij nuk shtyjnë shumë gjatë, ndërsa gafa më e madhe ishte se mbushi me benzinë një “Range Rover” me motor nafte”, thanë autorët Lu Martin dhe Pol Ballus.