BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Guardiola lëshon deklaratën “bombë”: Nëse fitoj sërish tripletën do të dal në pension

Guardiola lëshon deklaratën “bombë”: Nëse fitoj

Mançester Siti, fitues në fuqi i Ligës së Kampioneve dhe titullit në Premier League angleze, por edhe i kupës në Angli, ka ambicie që të përsërisë suksesin e sezonit të shkuar, ndaj po bën përpjekje që të jetë në krye të renditjes në kampionat e njëherësh duke menaxhuar si duhet situatën në Champions në grupin e vet. Por Siti do ta ketë të vështirë të fitojë sërish tripletën, pasi rivaliteti në Premier League është shumë i madh dhe Arsenali duket praktikisht ekipi që bind më shumë dhe duket i motivuar në ekstrem, ndërsa në Champions, Reali, Interi, Barcelona, Bajerni dhe ekipe të tjera kanë gjithashtu ambiciet e tyre. Thënë ndryshe, për trajnerin Pep Guardiola dhe për “qytetarët” e tij do të jetë e vështirë të përsërisin tripletën. Por a i ka shanset Siti ta përsërisë këtë sukses dhe çfarë do të ndodhë me trajnerin Pep Guardiola? “Nëse e fitojmë prapë ‘Tripletën’, do të pensionohem, kjo është e sigurt.” Kështu deklaroi trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, pak para sfidës së mbrëmshme me Aston Vilën, të cilën e humbi kampioni evropian, 0:1. Katalanasi i dha disa deklarata në “Amazon Prime”, duke lënë të kuptohet se sa e vështirë dhe e komplikuar mund të kompletohet ky objektiv. “E di se është ekstremisht e vështirë, sa shumë skuadra të jashtëzakonshme kanë qenë në Angli dhe vetëm një e ka bërë këtë, Sir Aleks Ferguson, së bashku me ne në sezonin e kaluar”, ka thënë Guardiola, i cili kishte përfunduar në bankinën e Sitit nga viti 2016, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. Në Angli, e ardhmja e tij mbetet e paqartë pasi “Citizens” kanë përfunduar në vendin e katërt në Premier League me 6 pikë prapa Arsenalit. Ai megjithatë e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në janar do të dalë në skenë eksperienca në FA Cup, ku do të sfidohet nga Hudersfield. Prej aty do të nisë gara për “Tripleten” e radhës, e cila do të jetë e vështirë të arrihet megjithatë. Që tani është hedhur poshtë mundësia që Mançester Siti ta mbyll sezonin me katër trofe pasi u eliminua nga Njukasëll Junajtid nga Kupa e Ligës së Anglisë. Duhet thënë se sukseset e Guardiolës si trajner në kampionatin anglez, në krye të “qytetarëve” kanë qenë të mëdha, ka fituar trofe të shumtë, si tituj e kupa e sezonin e kaluar edhe një trofe të Champions League, diçka madhështore për klubin dhe për vetë trajnerin. Edhe pse është shprehur se mund të dalë në pension, vështirë të besohet se Guardiola do ta braktisë shpejt këtë profesion.