BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Guardiola mbetet në Premier League, rinovon kontratë me Sitin deri në vitin 2023

Guardiola mbetet në Premier League, rinovon kontratë me Sitin deri

Tekniku spanjoll kishte mbajtur një qëndrim disi të ftohtë mbi vijimin e punës së tij në krye të “qytetarëve”, por dje u dha fund dilemave dhe rinovoi

Premier League angleze është shndërruar në kampionatin më të fortë në botë dhe vijon të mbajë komandën (vendin e parë) në top-5 ligat e mëdha europiane, falë cilësisë së skuadrave, rivalitetit në garë dhe padyshim elementëve të tjerë që kanë të bëjnë me reklamimin, investimin dhe cilësinë e impianteve. Kohët e fundit Premier po bëhet një prej ligave më të pëlqyeshme dhe nga trajnerët më të mirë dhe atje janë shumica aktualisht, si Murinjo, Ançeloti e Guardiola. Për këtë të fundit, Mançester Siti ka njoftuar se ai e ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet me klubin anglez. Guardiola është pjesë e Sitit që pesë vjet dhe kontrata e re do ta mbajë atë në “Etihad” deri në verën e vitit 2023. Që nga ardhja e tij në Mançester Siti, Pep ka ndryshuar komplet stilin e lojës në klub dhe i ka rritur të kaltrit si ekip duke fituar tetë trofe. Në total me drejtimin e tij klubi ka fituar 181 nga 245 ndeshjet. “Që kur kam arritur në Mançester Siti unë jam ndier i mirëseardhur në klub dhe nga lojtarët, stafi dhe tifozët”, u deklarua Guardiola. “Që nga ajo kohë ne kemi arritur gjëra të mëdha së bashku, kemi shënuar gola, fituar ndeshje dhe trofe së bashku, dhe jemi shumë krenar për suksesin që kemi arritur. Që kur kam këtë përkrahje është gjëja më e mirë që mund të ketë një trajner. Unë kam çdo gjë të cilën dua në punën time dhe përkrahjen e presidentit të klubit dhe më ka thëne që të drejtoi klubin edhe për dy sezone të ardhshme”, vazhdoi ai. Ndërkohë, Lionel Mesi është aq i preferuar tek “qytetarët” anglezë, sa mediat britanike shkruajnë çdo ditë për lëvizjet që bën klubi në këtë drejtim, me shpresën se “Pleshti” do ta pëlqejë kalimin tek Siti, aty ku do të gjejë trajnerin e tij të preferuar, Pep Guardiola. Në Angli presin që Leo Mesi të bëhet pjesë e Premier League-s. Edhe më shumë tani që Pep Guardiola nënshkroi rinovimin e kontratës me “Qytetarët”. E donin verën që kaloi, kur “Pleshti” dërgoi burofaksin e famshëm nëpërmjet të cilit lajmëronte drejtuesit për përfundimin e kontratës, por duket se duan ta marrin edhe në dimër, edhe pse 33-vjeçari ka kontratë të paktën deri në qershor me Barcelonën. Sipas “The Sun”, Mançester Siti do të përgatisë një ofertë prej 55-60 milionë euro për ta marrë argjentinasin në dritaren e ardhshme të merkatos. Një transferim i tillë duket i vështirë, duke marrë parasysh situatën e klubit “blaugrana”, me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në fund të janarit. “The Sun” thekson gjithashtu që Mançester Siti mund të përfshijë në bisedime kartonin e Erik Garcias, mbrojtësit qendror të “Citizens”, aq shumë i kërkuar nga Barça, për të ulur disi çmimin e Leos. Në të njëjtën kohë, duhet të theksohet se Mesi përmes përfaqësuesve të tij, ka kërkuar informacion për evoluimin e ngjarjeve te Barcelona. Kandidati për president, Viktor Font, në një intervistë të fundit është shprehur publikisht se qëllimi i tij është që të bindë Mesin që të vazhdojë te Barça edhe sezonin e ardhshëm. Sapo të zgjidhet presidenti i ri, Leo Mesi do të vendosë për të ardhmen e tij. Ofertat nuk do t’i mungojnë, kuptohet as ajo për të qëndruar te “blaugranat”, por një kalim tek Siti do të ishte spektakolar, bashkë me Guardiolën do të bënin histori.