BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Guardiola: Në Stamboll për të bërë realitet ëndrrën e Mançester Sitit

Guardiola: Në Stamboll për të bërë realitet

Mbrëmjen e 10 qershorit në Stamboll do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, midis Mançester Sitit dhe Interit, një finale që do të përcaktojë fituesin e trofeut më të rëndësishëm europian për klube. Anglezët shihen favoritë dhe këtë e ka kuptuar edhe trajneri Pep Guardiola, që i beson skuadrës së tij dhe e quan një ëndërr që duhet bërë realitet për “qytetarët” që i drejton prej disa vitesh. Ndërkohë, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, që të martën kujtoi humbjen (0-1) në finalen e Champions League kundër Çelsit, në “Estádio do Dragão” (Porto), për të theksuar magjinë e ditëve para finales së kompeticionit. Të shtunën, në Stamboll (Turqi), kampionët e Premier League-s do të luajnë kundër Interit. “Jemi kthyer atje ku ishim dy vjet më parë. E rëndësishme është të jesh atje pas disa vitesh. Kjo është ajo që e bën një klub një klub të madh. Këtu mësova se emocioni i tepërt nuk është për ne. Do të shkojmë në Stamboll për të bërë realitet një ëndërr dhe do të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë”, nënvizoi trajneri katalanas, i cili ende nuk e ka kapërdirë mirë humbjen ndaj “bluve” londinezë në vitin 2021. “Ne patëm mundësinë dy vjet më parë, nuk ia dolëm. Këtë vit do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Si trajner, kam arritur në dhjetë gjysmëfinale të Championsit dhe kam në tri finale, duke fituar dy me Barcelonën. Jam në finalen time të katërt si trajner. Championsi më ka dhënë më shumë sesa mund ta imagjinoja. Futbolli jep dhe merr. Jeta është plot me padrejtësi, por gjithçka që është e padrejtë për mua është e drejtë për Atletikon e Madridit, për Realin dhe gjithashtu për Barcelonën. Kështu shkon Bota. Ne duam gjithmonë e më shumë dhe kjo është e gabuar. Duhet të jesh ambicioz, por jo lakmitar!” Katalanasi e ka të qartë se të bëhesh një klub i madh në Evropë duhet patjetër të fitosh kupën me veshë të mëdhenj. “Shumë klube kanë shkatërruar projekte dhe ide sepse nuk arritën ta fitonin Championsin. Të tjerët u bënë klube të mëdha sepse ia dolën. Edhe nëse nuk mendoj kështu, e kuptoj se gjithçka që kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve do të ketë kuptim për të tjerët vetëm nëse fitojmë. Nëse nuk fitojmë, gjërat do të duket se do të kenë më pak kuptim: do të jetë pak e padrejtë, por duhet ta pranojmë. Ne gjithashtu duhet të pranojmë se, nëse duam të bëjmë një hap përfundimtar dhe të jemi një klub i madh, duhet të fitojmë në Evropë. Duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Pep. Në finalen e Stambollit Siti shihet pretendent dhe Guardiola pritet të luajë kartat e tij që i ja-n avantazh, kualiteti i lojtarëve, pasimet e sakta dhe zhdërvjelltësia taktike.