Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Guardiola “thumbon” Klopin: Ul euforinë, jemi në shtator, sezoni sapo ka nisur

Postuar: 17/09/2019 - 07:23

Mançester Siti nuk e ka vrullin e një sezoni më parë, as sharmin e performancës së vjetshme, ku nuk linte rival pa mundur. Në Angli, ka mjaftuar humbja e Guardiolës ndaj Noruiçit për të shpallur Liverpulin si favoritin kryesor për të fituar kampionatin, duke qenë se kryeson me pikë të plota, kurse Sitit i mungojnë 5 pikë. Në një konferencë për mediat, Guardiola nuk i ka kursyer thumbat karshi skuadrës së drejtuar nga Klop. Ai ka uruar me ironi skuadrën e Liverpulit për fitoren, por duke i kujtuar njëkohësisht se është vetëm muaji shtator dhe kampionati është shumë i gjatë. “Jemi në shtator, në rregull? Urime Liverpuli, ju jeni kampionët por çfarë të bëjmë që jemi vetëm në shtator? Do të rikuperohemi, do të stërvitemi dhe do të rikthehemi sërish. Kemi lënë 5 pikë por ndaj Totenhemit kemi luajtur jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Guardiola. Dihet tashmë se Jurgen Klop është arkitekti i këtij Liverpuli, i cili në sezonin e shkuar u shpall kampion i Europës, duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve. Gjermani edhe në këtë sezon, pretendon sërish triumfet më të mëdha me të kuqtë, teksa objektiv mbetet titulli kampion në Angli, që mungon prej vitesh. Ndërkohë, edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2022, klubi i ka ofruar Klop mundësinë e rinovimit, e cila për momentin është lënë mënjanë nga tekniku. Klop nuk është i bindur nëse do të vazhdojë në krye të klubit pas vitit 2022, teksa siç ka bërë edhe ish-klubet e mëparshme, Mainc dhe Dortmund, do t’i përmbushë deri në fund detyrimet e kontratës. Ndërkohë, agjenti i gjermanit ka zbuluar arsyen pse tekniku po heziton të rinovojë. Arsyeja nuk ka të bëjë aspak me çështjet teknike, apo hatërmbetje me drejtuesit. Ajo lidhet kryesisht me kushtet e motit në Angli. Britania njihet për ditët me shi, ndërsa ato me diell janë të pakta. Një fakt, i cili ndikon negativisht te Klop, aq sa ka arritur në pikën ku cenon edhe vazhdimësinë e karrierës së tij. “Kontrata e Jurgenit është stabile deri më 2022 dhe nuk është sekret që klubi dëshiron zgjatjen. Akoma kemi kohë. Duhet të presim e të shohim çdo zhvillim dhe nëse ndryshimi klimatik do të sjellë mot më të mirë në Angli apo vetëm në Gjermani”, ka thënë agjenti i tij për “DAZN” dhe “Goal”. “Nuk duhet të nënvlerësohet (moti i keq). Më kujtohet në nëntor e dhjetor kur Liverpuli pyeti për zgjatje të kontratës. U thashë: ‘Të presim’. Ulla (bashkëshortja e Klopit) dhe Jurgeni zgjohen në mëngjes dhe është terr. Kur takohen sërish në mbrëmje, është po ashtu terr apo ka riga shiu. Gjatë pushimeve në Gjermani, është në të vërtetë mot shumë i keq, klubet ikin në pushim për dy javë, dhe më pas kthehen e fluturojnë për ushtrime në diell për disa ditë. Gjatë kësaj kohe, trajnerët në Angli duhet të përgatiten deri për 13 ndeshje. Ata janë tejet të lodhur dhe kjo s’është e lehtë”, shtoi ai.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh