BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Sport

Guardiola thumbon Murinjon: Klop dhe Liverpul kundërshtarët më të vështirë që jam përballur

Guardiola thumbon Murinjon: Klop dhe Liverpul kundërshtarët më

Pep Guardiola insiston se Liverpuli i Jurgen Klopit gjatë sezonit 2019-2020 është kundërshtari më i vështirë me të cilin ai është përballur në karrierën e tij. Në fakt, Klop është i vetmi trajner që mban rekord pozitiv në ndeshjet kundër ekipeve të drejtuara nga Guardiola, pasi ka 9 fitore nga 19 duelet kundër spanjollit, ndërsa Guardiola vetëm 8. Pas një konkurrence të zjarrtë për titullin e kampionit gjatë sezonit 2018/19, kur Siti e mposhti Liverpulin për vetëm 1 pikë, këtë sezon Liverpuli e ka fituar me shumë më lehtësi titullin e parë në 30 vjet. “Kundërshtari më i vështirë që e kam pasur gjatë karrierës time është Liverpuli i vitit të kaluar dhe i këtij viti”, ka thënë Guardiola. Me një koment të prerë, pa dyshime, ai lë të kuptuar se Klop dhe Liverpuli janë skuadra më e fortë që ai ka ndeshur në planin tekniko-taktik, por kjo indirekt ka shkuar si “thumb” për Hoze Murinjon, i cili ka qenë në disa situata si rival direkt i Guardiolës, veçanërisht kur drejtonte Realin e Madridit gati një dekadë më parë. Por për teknikun katalanas nuk është Murinjo dhe Reali kundërshtari më i fortë, por pikërisht Liverpuli i Klop. Ndoshta kjo është dhe një zgjedhje e katalanasit për Premier League ku punon. “Në i lejon ata të të dominojnë, ata të bllokojnë dhe s’ke si të lirohesh. Kur ti i dominon ata, ata i gjejnë hapësirat si askush tjetër. Janë shumë të shpejtë dhe të fuqishëm në aspektin strategjik. Lojtarët e tyre kanë fuqi mendore. Klop është rivali që më ka bërë mua të mendoj se si duhet ta mposht për kohën më të gjatë”, nënvizoi më tej Guardiola. Trajneri katalanas i Sitit e kishte, siç thamë, edhe një rivalitet tjetër të zjarrtë gjatë karrierës së tij, sa ishte në Barcelonë me Hoze Murinjon që e drejtonte skuadrën e Real Madridit. Në fakt, raportet mes tyre nuk janë aspak miqësore, madje nuk teprohet të thuhet se midis tyre ka një urrejtje që kalon çdo limit, sepse është garë mes trajnerëve më të mirë. Kjo tregon se rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit në ato vite ka lënë gjurmë tek trajnerët, edhe pse tani Guardiola fokusohet tek Mançester Siti dhe kampionati anglez. Ndërkohë, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ka pranuar se largimi i David Silvës e ka dobësuar shumë skuadrën e “qytetarëve”. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka pranuar se klubi anglez nuk do ta ketë aspak të lehtë ta gjejë një zëvendësues për mesfushorin David Silva. Mesfushori 34-vjeçar do t’i japë fund karrierës së tij në stadiumin “Etihad” sapo të përfundojë sezoni aktual, pas dhjetë vjetëve të suksesshme me klubin. Guardiola e lavdëroi katër-herë fituesin e Premierligës duke e cilësuar si lojtar unik dhe e pranoi se do ta ketë të vështirë ta gjejë dikë me të njëjtat aftësi dhe mendësi. “Është shumë e vështirë të transferohet dikush që e ka stilin e tij të lojës dhe cilësinë e tij, veçanërisht në aspektin e mendësisë së tij konkurruese, jo vetëm cilësinë teknike. Cilësia e tij është unike dhe e veçantë, aftësia e tij për të kaluar përpara në sulm dhe për të lëvizur në hapësira të vogla është e mrekullueshme. Ajo që më ka befasuar më së shumti në këto katër vjet sa kemi punuar së bashku është mendësia e tij e zjarrtë për konkurrencë kurdo që luan”, tha Guardiola.