BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Sport

Gundogan shkatërron Liverpulin, Siti i Guardiolës thyen kampionët e Klopit

Gundogan shkatërron Liverpulin, Siti i Guardiolës thyen kampionët

Ilkaj Gundogan ishte dje protagonist absolut i ndeshjes midis Liverpulit dhe Mançester Sitit, e cilësuar edhe si kryetakimi i xhiros së 22-të të Premier League angleze. Ishte një takim i ndezur, nga fillimi e deri në fund, por pikërisht në pjesën e dytë diferencën e bëri skuadra e Pep Guardiolës dhe “qytetarët” dolën të fituar nga kjo përballje, me shifrat 3-1, ku në veçanti ishte futbollisti me origjinë turke i Gjermanisë që tregoi potencë dhe klas e që bëri diferencën. Në fakt, Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të të takimit. Ishte Fabinjo ai që e fitoi, por Gundogan gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Por me fillimin e pjesës së dytë Gundogan do të shndërrohej në një makineri të pandalshme, duke e vënë në vështirësi Liverpulin e Jurgen Klopit. Turko-gjermani shënoi golin e parë të Sitit në minutën e 49-të, duke vënë në lëvizje në krahun tjetër ekipin e të kuqve anglezë Pas përpjekjesh të shumta të Liverpulit, më në fund Mohamed Salah shënoi golin e barazimit me 11-metërsh. Rezultati barazohet 1-1 dhe u duk se gjithçka do të shkonte në baraspeshë. Por ishte sërish Gundogan që prishi ekuilibrat. Në minutën e 73-të ai asistohet nga Fil Foden dhe shënon golin e dytë për Sitin. Ky gol detyroi Liverpulin të hapet, në kërkim të golit të barazimit. Por dalja përpara solli lënie hapësirash mbrapa për skuadrën e Klop dhe kundërsulmi i Sitit u bë vrastar në minutat e fundit. Bernardo Silva jep një asist për Stërlingun që realizojnë të 76’ golin e tretë për ekipin e Guardiolës. Në minutën e 83-të do të vinte edhe ndëshkimi fatal për Liverpulin. Jezus do të jepte një superasist për Fil Foden dhe ky i fundit nuk do të zhgënjente, duke e dërguar topin në rrjetë. 4-1 dhe gjithçka u bë e pamundur për Liverpulin, ndërsa Siti administroi si duhet avantazhin në minutat e mbetura. Kjo fitore e çon skuadrën e Guardiolës në 50 pikë, në vend të parë, kurse Liverpuli mbetet në vend të 4-t, me 40 pikë dhe pas këtij dueli praktikisht mund të ketë dalë nga lufta për titull në Premier League angleze. Ndërkohë, Harri Kejn i rikthehen buzëqeshjen Totenhemit në takimin me West Brom. “Spurs”-at fituan 2-0 në Londër më dy gola të shënuar në pjesën e dytë pikërisht nga sulmuesi 27-vjeçar anglez dhe Son Heung-Min. Frymëmarrje edhe për trajnerin Zhose Murinjo, që e kishte parë skuadrën e tij të pësonte tri humbje radhazi, duke nisur që nga sfida me Liverpulin (1-3), ku u dëmtua Kejn, për të vijuar me disfatat ndaj Brajtonit dhe Çelsin, me të njëjtin rezultat 1-0. Pjesa e parë e takimit së zhvilluar në “Totenhem Hotspur Stadium” të Londrës u mbyll me rrjeta të paprekura, por me dominimin e qartë të vendasve, që iu afruan disa herë golit, sidomos me Kane, që në minutën e 15-të u ndal nga shtylla. Gjithsesi, sulmuesi i Totenhemit u shpërblye me gol në minutën e 54-t, pasi u shërbye bukur nga Hojbjerg. Vetëm gjashtë minuta më vonë e gjeti rrjetën edhe Son Heung-Min, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës vendëse. Uest Brom nuk mundi të bënte asgjë në minutat e mbetura, me “Spurs”-at që lënë pas krizën e rezultateve falë rikthimit të Harri Kejn.