BREAKING NEWS

Momente dramatike/ Udhëtimi dhe lamtumira e fundit drejt shtëpisë, mbërrijnë në Portin e Durrësit trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën betejën nga COVID, makinat funerale njëra pas tjetrës

Momente dramatike/ Udhëtimi dhe lamtumira e fundit drejt
x

Sport

Haaland fiton duelin ndaj Mbappesë, Dortmundi shkund PSG

Haaland fiton duelin ndaj Mbappesë, Dortmundi shkund PSG

ERLING HAALAND i dha fitoren Borussia Dortmund kundër PSG-së me rezultatin 2-1. Ekipi gjerman iu fal norvegjezit me dy golat e tij që bëri të pavlefshme rrjetën e Neymarit. Takimi dhuroi emocione të forta dhe rikonfirmoi se i riu është një talent i lindur. 

Ndeshjen ndaj kampionëve të Francës e ka vendosur i vetëm me dopietën e tij, në fitoren me rezultatin 2-1. Haland do të shënonte në minutën e 69, por Neymar riktheu baraspeshën në të 75. 

Vetëm dy minuta, kaq i duheshin Halandit, për të bërë që stadiumi i stërmbushur të oshtinte edhe njëherë. Në takimin tjetër Atletico Madrid mund mininalisht Liverpoolin 1-0. Autori i golit për klubin spanjoll rezultoi Saul Niguez në minutën e 5-stë të pjesë së parë.