BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Sport

Hakan Calhanoglu rendit veten si më të mirin në botë në rolin e tij

Hakan Calhanoglu rendit veten si më të mirin në botë në

Futbollisti turk, Hakan Calhanoglu, që është pjesë e Interit në Serie A italiane, ka shprehur besimin e tij se është mesfushori më i mirë në botë. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendje kohët e fundit dhe mesfushori në një intervistë të fundit për “DAZN”, ai foli për rolin e tij në ekip dhe se si është rritur me aftësitë e tij. “Muaj më parë, thashë se isha ndër më të mirët në botë dhe askush nuk më besoi. Por, unë gjithmonë besoj në veten time, i njoh cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush”, tha fillimisht ai. Reprezentuesit turk pastaj iu kërkua të bënte një renditje me top-pesë mesfushorët qendrorë më të mirë, sipas mendimit të tij. “I pesti Enzo Fernandez, i katërti Kimiç, i treti Kros, i dyti Rodri, i pari unë”, u përgjigj ai. “Pse jam më i miri? Sepse unë shënoj gola, të tjerët jo. Nëse shikoni statistikat, nuk shënoj kurrë nga afër, por nga 25-30 metra ose nga gjuajtja e lirë. Këto janë gjëra të vështira”, shtoi 30-vjeçari. “Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përmirësohem sepse tani kundërshtarët do të përpiqen të më ruajnë një për një, si në pjesën e parë në Romë, kur isha në vështirësi. Më duhet të bëj më shumë hapësirë ??për veten time dhe të jem më inteligjent në këto situata, por me Barellan dhe Mkhitarianin që më ndihmojnë, do ta bëj gjithnjë e më mirë”, deklaroi ish-mesfushori i Milanit. 11 gola dhe tre asistime është kontributi i Hakan Calhanoglut deri më tash në këtë sezon, në 30 paraqitje të regjistruara në të gjitha garat. Ndërkohë, Interi ka hedhur pas krahëve ndeshjen ndaj Atletikos së Madridit në Champions League dhe është rikthyer të mendojë për kampionatin, aty ku të dielën do të duhet të përballet me Leçen në “Via Dell Mare”. Duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur dhe impenjimin e madh në Champions, Inzagi ka planifikuar disa ndryshime në formacion, teksa mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se nga minuta e parë në Leçe pritet të luajnë Kristjan Asllani, Davide Fratezi e Bisek. Të tre futbollistët kanë luajtur pak këtë sezon, por kanë bërë shumë mirë sa herë që Inzagi i ka hedhur në fushë, ndaj të dielën do të kenë misionin të shtojnë edhe tri pikë të tjera në “llogarinë e kampionatit”, duke lënë pushim disa prej titullarëve. Me Asllanin në formacion, merr jetë edhe një “mini-derbi” kuqezi në stadiumin e Leçes, pasi me këta të fundit pritet të zbresë në fushë si zakonisht nga minuta e parë, mesfushori tjetër i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. Sfida mes Leçes dhe Interit do të zhvillohet të dielën në orën 18:00