
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Haland shihet si shpëtim për Sitin, Pogba bie në “radarët” e Bajernit

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Maj 2022

Merkato do të nisë zyrtarisht në qershor dhe për tre muajt në vazhdim do të jetë e hapur për klubet që të bëjnë lëvizjet e tyre të dëshiruara. Madje disa klube i kanë bërë që tani lëvizjet e tyre dhe transferimi më i bujshëm për momentin është ai i Erling Haland nga Borusia e Dortmundit drejt Mançester Sitit në Premier League. Padyshim që lojtari do të mundësojë kalimin në kampionatin anglez në kuadër të sezonit të ri dhe lëvizja zyrtarisht do të ndodhë në muajt e verës. Por është fakt që ai është prezantuar tashmë dhe ka ndodhur një transferim i tillë, por zyrtarizohet vetëm në hyrje të korrikut. Me këtë lëvizje, trajneri Pep Guardiola u ka dërguar skuadrave të tjera të Premier League një mesazh të frikshëm, pasi ekipi i tij e zyrtarizoi pra transferimin e Erling Halandit. Trajneri spanjoll ka thënë se Haland do ta ndihmojë Mançester Sitin që të shënojë edhe më shumë gola në sezonin e ardhshëm. Ai ka thënë se është shumë i lumtur që do ta ketë nën urdhrat e tij një sulmues fantastik sikurse Halandi. Siç thamë më lart, lojtari do t’i bashkohet Sitit nga Borusia Dortmundi më 1 korrik dhe do t’i prijë sulmit të skuadrës së Guardiolës. “Përfundimisht, ai do të na ndihmojë që të shënojmë edhe më shumë gola në sezonin e ri. Ai ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, kurse ne do të mundohemi t’i ndihmojmë për të realizuar edhe më shumë”, u shpreh Guardiola, të cilit i referohet “Sky Sports” në shkrimin e djeshëm. Ndërkohë, një lojtar i njohur francez në Premier League pritet të ndryshojë skuadër e kampionat në sezonin e ri. Pas Juventusit, Real Madridit e Paris San Zhermen, edhe Bajerni i Mynihut ka shprehur interesim për mesfushorin Pol Pogba. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Fichajes”. Bajerni është futur në garë për francezin, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Mançester Junajtid si futbollist i lirë. Mësohet se bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 29-vjeçarit kontratë deri në vitin 2026, por duhet ta mposhtin konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera të interesuar për Pogbanë. Ai këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar në total 27 ndeshje duke shënuar një gol dhe asistuar nëntë herë. Kujtojmë që Pogba është një prej lojtarëve më cilësorë në botë në rolin e tij. Kulminacionin e vet e pati tek Juventusi, por edhe tek përfaqësuesja e Francës në Botërorin e Rusisë në vitin 2018. Pogba kërkohet edhe nga klube të tjerë, prandaj pritet me interes kë do të zgjedhë në merkaton e verës.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
