Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Sport

Halili tregon objektivat e Tiranës, Idrizi rikonfirmohet në krye të Flamurtarit

Halili tregon objektivat e Tiranës, Idrizi rikonfirmohet në krye

Klubet shqiptare kanë intensifikuar lëvizjet gjatë periudhës së merkatos. Tirana kampione duket se është më në stres pasi do t’i duhet të luftojë në kupat e Europës. Skuadra ka nisur përgatitjet për përballjen me Dinamo Tbilisi në Champions League. Bardheblutë luajtën ndaj skuadrës së Pogradecit, ku u aktivizuan disa lojtarë të ardhur ditët e fundit në skuadër. Kampionët fituan me shifrat 0-3, ku Muçi tundi dy herë rrjetën dhe afrimi i ri, Albion Avdijaj shënoi të tretin. Pas ndeshjes foli edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili. Ai e konsideron ekipin e tij si më të mirin në vend dhe shprehet se do luajnë për të shkuar në grupe. “Përgatitemi për të shkuar në Kupat e Europës, për të bërë më të mirën. Duam të kualifikohemi dhe do bëjmë më të mirën për skuadrën. Shpresojmë të luftojmë për në fazën e grupeve. Baza kryesore është skuadra, pastaj se kush bën diferencën duhet t’i shikojmë blerjet në fushë. Sipas të dhënave duhet të shohim nëse janë gati për të luajtur. Stafi është gati të përcaktojë këtë gjë. Është skuadra më e mirë sot për sot në Shqipëri”, u shpreh Halili.

Rikonfirmohet Idrizi

Zhvillime ka pasur dhe te Flamurtari. Ekipi nuk arrit të shmangë rënien nga kategoria dhe kriza financiar ndikoi jashtë mase. Por pavarësisht kësaj, në krye të klubit do të vijojë të jetë Sinan Idrizi. Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zhvilluar dje një mbledhje ku u vendos që Idrizi të jetë në krye të skuadrës së futbollit. Në këtë mbledhje Idrizi ka mbajtur fjalën e tij, duke i kërkuar edhe një herë Bashkisë ta ndihmojë për të ndërtuar fusha për akademinë dhe i ka vënë në dukje se sipas tij janë harxhuar vetëm para për paga futbollistësh dhe jo për infrastrukturën. “Ekipi ka rënë nga kategoria për shkak të keqmenaxhimit tim, kjo është e padiskutueshme. Do e nis nga aty ku nuk duhet. Para 6 vitesh ishim këtu dhe kishim një stadium që nuk kishte banjo, sot jemi i vetmi qytet që nuk kemi fusha ku të luajnë fëmijët. Edhe një fushë që e ka bërë Federata, nuk ka banjo. Fieri ka 6, Durrësi ka 8, Librazhdi ka dy, Ballshi ka bërë tre. Ne nuk kemi asnjë. Nëse ju keni 6 vite që nuk hidhni lek për klubin e Flamurtarin, nga ana tjetër ju nuk keni çfarë tregoni, një investim të bërë në objekte në 12 apo 30 vite. Që nga stadiumi, nga pallati i sportit, që janë që nga sistemi i kaluar. Keni harxhuar para për futbollistë që ikin e vijnë”, tha ai. Idrizi u ndal dhe te trukimet. Sipas tij, të gjithë blejnë ndeshje por ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë. “Qyteti nuk ka asgjë, nuk kemi çfarë të tregojmë. Nëse duam të marrim kupa e të blejmë ndeshje, hajde t’i blejmë. Por nuk blej ndeshje. Unë bie si burrat në fushë, zvarranik nuk bëhem. Ka gjashtë vite që them hajde ndërtojmë Vlora Sport. Për ta bërë duhet që t’ia dalim pa marrë paratë e shtetit. Nuk kanë pse paguhen lekë për paga lojtarësh. Gjashtë vite më parë u miratuan 1.2 miliard lekë për paga lojtarësh. Unë e rrëzova ekipin, por nuk i vodha qytetit 1 milion dollarë. Kam 6 vite që them që dua të investoj. Te Pylli i Sodës që është zonë e amortizuar, dua të ndërtoj akademinë, dua të më ndihmoni. Nuk dua asnjë lek. Le të bëjmë dy fusha, të bëjmë banjo. Ejani e shikoni si djersijnë lojtarët. Ne nuk kemi banjo e do flasim për futboll. Për Flamurtarin nuk ka ligj për të investuar, kurse kioskat bëhen nga fillimi në fund. Për ne është zonë e mbrojtur, për të tjerë jo. Ose të jetë e bashkisë, ose të jetë e privatit. Nuk vazhdohet me edhe e këtij, edhe e atij”, u shpreh Idrizi.