BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Hallaçi: Ndeshja me Partizanin jo përcaktuese për titullin, të kuqtë s’kanë shans me Kukësin

Hallaçi: Ndeshja me Partizanin jo përcaktuese për titullin,

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi. Të kuqtë kanë 35 pikë në renditje, në vend të parë, kurse Kukësi ka 30 pikë dhe së bashku me Skënderbeun ndajnë vendin e dytë e të tretë me pikë të njëjta. Verilindorët synojnë që të ndalin sot me patjetër Partizanin, duke shpalosur objektiv fitoren, me bindjen se skuadra e tyre e ka forcën për ta mundur ekipin e Skënder Gegës. Duke folur në konferencën e djeshme për shtyp, zëvendëstrajneri Rrahman Hallaçi, tha se Kukësi është përgatitur për betejë të fortë dhe ka besim se do ta mundë Partizanin kryesues.

“Nuk mund të themi se është ndeshja e titullit, por është një ndeshje vendimtare, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur. Jemi në një moment të mirë, pasi vijmë pas një fitoreje me një kundërshtar direkt dhe me mjaft të fortë si Skënderbeu. Kemi bërë ndeshje shumë të mira. Kemi arritur të dalim aty ku duhet si me lojë ashtu dhe me rezultat. Duhet të jemi shuam të kujdesshëm ndaj Partizanit, pasi nuk duam që të krijomë distancë me pikë. Kemi shumë mundësi për ta ngushur këtë diferencë. Kam luajtur shumë kohë më parë me Partizanin. E kemi studiuar kundërshtarin dhe e dimë se janë shumë të kujdesshëm. Edhe pse mund të dalin jo shumë herë para porte, arrijnë të shënojnë dhe më pas është shumë e vështirë t’u shënosh gol. I dimë ato pak pika të dobëta që ata kanë. Ju mungon një lojtar kryesor, por kjo nuk do të thotë asgjë për ta, sepse ata janë përgatitur për të ecur përpara ashtu siç jemi përgatitur dhe ne, pasi kanë shumë lojtarë në organikë. Nuk e mendojmë që do të humbim ndeshjen, por thashë që nuk duam që të krijojmë shkëputjen. Them se është momenti më i mirë, pasi tani duhet të tregojmë veten, tani që e kemi më pranë me pikë. Do ja lëmë rrugës se kush do të arrijë në finish i pari”, - u shpreh Hallaçi.

Më pas ai komentoi presionin në të dy kampet për rezultat pozitiv, megjithatë, ai beson se të dyja janë skuadra profesioniste dhe dinë ta menaxhojnë situatën. “Nuk mendoj se ka presion Kukësi apo Partizani. Është një ndeshje mes dy skuadrave që kanë vite që investojnë pa fund për të shkuar te titulli kampion. Partizani ka shumë vite dhe ka besimin e madh se do të shkojë te titulli, por edhe ne duam me patjetër që duam titullin. Kjo nuk do të thotë se kemi presion. Është ndeshja e radhës, që duhet vlerësuar dhe kaq. Kemi pasur dëmtime, por pjesa kryesore është rikthyer, Vijon që të jetë në fazë rikuperimi Tigruxha, i cili do të mungojë dhe për këtë takim. Kemi Dzarian me kartonë, por kemi të tjerët të gatshëm për të luajtur dhe nuk them se kemi probleme. Në ndeshjen e parë krijuam shumë raste, ndërsa Partizani u tregua cinik, arriti të shënonte dhe u bë e vështirë për ne që të shënonim më pas. Nuk do ta bëjmë më atë ndeshje, do të kemi më të kujdesshëm dhe do të tregohemi më të vëmendshëm dhe kur të dalim para porte të shënojmë. Në ndeshjen e parë dolëm 7-8 herë para porte dhe nuk shënuam. I kemi menduar mirë këto gjëra. Partizani do të ketë shumë të vështirë këtë radhë me ne. Kanë pikat e tyre kryesore nga krahët, u mungon lojtari kryesor, por kanë lojtarë të tjerë”, shtoi Hallaçi. Në fund zv/trajneri i Kukësit shprehet se Kukësi nuk do të futet në fushë për baraziom, por për fitore, duke pasur besim në vlerat e tij sportive. “Ne si Kukës nuk hymë për barazim, pasi vetë investimi nuk ta lejon që të futemi për barazim në një ndeshje. Ne do të futemi për të marrë fitoren. Duhet të shohim ndeshjen në fushën e blertë. Ne do kishim dëshirë të ishin tifozët e Partizanit dhe tonët. Edhe nëse do ishin më shumë tifozë të Partizanit, nuk do ishte problem, pasi lojtarët duan që të kenë sa më shumë tifozë. problemi është të jetë i mbushur, pasi do të jetë një ambient në gjumë. i kemi marrë masat dhe për këto gjëra”, përfundoi prononcimin e tij në konferencën për shtyp të Kukësit, zëvendëstrajneri Rrahman Hallaçi.

Adriatik BALLA