BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Hapet rruga për kthimin e futbollit, Manastirliu cakton 18 majin për stërvitje individuale  

Hapet rruga për kthimin e futbollit, Manastirliu cakton 18 majin për

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje dje në mbrëmje theksoi ndër të tjera se do të lejohen stërvitjet e skuadrave nën kujdesin rigoroz të masave kundër infektimit, duke filluar nga data 18 maj. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit priste një datë më të afërt për nisjen e aktiviteteve sportive, pra përgatitjeve, duket se qeveria shtyu me një javë nisjen e stërvitjes për klubet e futbollit, por pa specifikuar datë fikse për nisjen e aktiviteteve. Natyrisht, nga deklarata e djeshme e ministres kuptohet një liri për ushtrim stërvitor në plan individual. Dhe kjo mund të fillojë vetëm nga data 18 maj e në vijim. Por, në interpretimin e qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë indicie që do të ketë stërvitje në grup apo nisje aktivitetesh sportive para 18 majit. Një qëndrim i tillë lë të kuptuar se kampionati shqiptar i futbollit ka gjasa të shumta që të përcaktohet në tavolinë, ose stërvitjet normale të futbollit të nisin në fund të qershorit e garat zyrtare, pra ndeshjet, të luhen në korrik e në gusht. “Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, tha ndër të tjera ministrja Manastirliu. Ndërkohë, dje FSHF i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë emrat që do ta përfaqësojnë grupin e punës me qëllimin për të krijuar një protokoll të mirëfilltë që të mos rrezikohet përhapja e virusit. Në shkresë është vendosur i pari emri i Xhianluka Stesina, mjeku i përfaqësueses shqiptare të futbollit dhe njëkohësisht një nga punonjësit e J-Medical, qendrës shëndetësore të Juventusit

Duka: E pakuptimtë të mos kthehen ndeshjet

Në një intervistë për “Ora Neës”, kreu i FSHF-së Armand Duka, thekson se ka qenë një lajm i mirë kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë ku kërkohet një grup specialistësh nga Federata. Ndër të tjera, Duka shpreson se mund të marrin dritën jeshile për të nisur stërvitjen në javën e ardhshme dhe në fund të majit të nisë futbolli. “Edhe pas kërkesave tona të njëpasnjëshme në mënyrë institucionale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri më sot nuk kemi pasur një përgjigje zyrtare se kur mund të diskutohet apo se kur mund të ketë një datë se kur mund të rifillojë futbolli në Shqipëri, apo dhe sportet e tjera. Për këtë kam kërkuar edhe ndihmën e presidentit. I kam paraqitur protokollin që kanë përgatitur specialistët Federatës Kombëtare të Futbollit për mënyrën se si mund të organizohen ndeshjet si dhe për të kërkuar mbështetjen e tij për rifillimin e futbollit. Në gjykimin tonë, futbolli, stërvitja dhe aktivitetet nuk janë në nivel risku të lartë për shoqërinë shqiptare, madje janë me më pak risk se aktivitetet e tjera që janë liberalizuar apo që kanë filluar në Shqipëri”, tha Duka. Më pas, kreu i FSHF-së komentoi sjelljen e Ministrisë së Shëndetësisë që duhet të japë autorizimin për nisjen e aktiviteteve por edhe lajmin e mirë për krijimin e shtatit të bisedimeve që do të mundësojë rikthimin e kampionatit. “Sot kemi pasur një lajm të mirë, kemi pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë, ka dërguar një shkresë në federatë ku na kërkon një grup specialistësh për të diskutuar datat e rihapjes. Ja kemi dërguar me urgjencë përgjigjen dhe tani presim se kur do të ketë një datë sa më shpejt. Shqipëria nuk ka asnjë arsye që mos ta përfundojë kampionatin sepse ne nuk kemi pasur një nivel të lartë të përhapjes së virusit. Kurba te ne është e sheshtë dhe risku është më i vogël. E mira është që ne të rikthehemi në kohë dhe të fillojmë me kushte të përshtatshme. Uroj që ne ta kemi këtë dritë jeshile para fundit të majit për të filluar aktivitetin. Pra javën e ardhshme fillojmë stërvitjen, dhe në fundit të majit të rifillojmë aktivitetet sportive. Kjo do të bëjë që ne të përfundojmë kampionatin në datat e përcaktuara nga UEFA para fundit të korrikut ose brenda 3 gushtit”, nënvizoi më tej Duka.