BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Hapje spektakolare, Italia mposht Turqinë në duelin e parë të Euro-2020

Hapje spektakolare, Italia mposht Turqinë në duelin e parë

“Axurrët” fituan 3-0 përballë kombëtares turke në takimin e parë të këtij Europiani, të zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Romës

Pas 15 muajsh pandemie të koronavirusit, që kushtëzoi mjaft aktivitete sportive dhe shkaktoi një krizë të paparë në mbarë botën, duket më në fund se futbolli po i kthehet normalitetit dhe ndodh kjo me një aktivitet që ishte shtyrë për një vit, pikërisht Kampionatin Europian 2020. Ndeshja hapëse u luajt mbrëmjen e djeshme, në kuadër të grupit A, midis Italisë dhe Turqisë, zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Romës. Ndeshjes i parapriu një spektakël i vërtetë ngjyrash e fishekzjarrësh, ku hyrjes së tifozëve në stadium u paraprinë dy lojtarë të mëdhenj të Romës e Lacios (por edhe Milanit), si Françesko Toti e Alesandro Nesta, fitues të Botërorit 2006 në Gjermani. Mbi qiellin e “olimpicos” fluturoi flota e avionëve luftarakë që lëshuan trengjyrëshin, që simbolizojnë flamurin italian. Sa i takon ndeshjes, ishte një duel mjaft i rivalizuar, ku në pjesën e parë të dyja skuadrat studiuan njëra-tjetrën dhe u përpoqën të mbyllnin sa më shumë hapësirat, duke i krijuar vështirësi kundërshtarit në kontrollin e topit. Për pasojë, pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola e përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Në pjesën e dytë do të vinte shpërthimi i përfaqësueses italiane, e cila jo vetëm e kontrolloi lojën dhe rriti tempin e saj sulmues, por ia doli të shënojë e ta fitojë me meritë ndeshjen. Në fakt, turqit gabuan në minutën e 53-të, kur Demiral shënoi autogol, duke u dhënë përparësinë italianëve. Në minutën e 66-të, pas një aksioni të gjatë e me shumë pasime, topi i goditur nga një sulmues hde i grushtuar nga portiere turk kthehet sërish në zonë tek këmbët e Imobiles, i cili i ndodhur fare pranë portës nuk e ka të vështirë ta shtyjë sferën në rrjetë. Ky gol u dha qetësinë e duhur “axurrëve”, që tani u mbetej të administronin lojën. Turqit, të gjendur në disavantazh u hodhën në sulm për të kërkuar të linin gjurmë, por nuk kishin as forcën dhe as qetësinë e duhur në veprimet sulmuese. Dalja para u shkaktoi probleme në mbrojtje dhe ishte Insinje që përfitoi nga një rast i tillë në minutën e 79-të, duke shënuar golin e tretë për Italinë. Pra Italia fitoi 3-0 dhe hodhi një hap drejt kualifikimit. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet sot midis Uellsit e Zvicrës.