BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Hidhet shorti i Champions League, Ronaldo mund të përballet me Realin e Madridit

Hidhet shorti i Champions League, Ronaldo mund të përballet me Realin

UEFA hodhi dje shortin për fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, duke u dhënë të dy aktiviteteve drejtimin e duhur. Dihet që Champions do të luhet me formulën “Final-8”, me ndeshjet e përcaktuara të luhen në Lisbonë të Portugalisë, kurse duelet e Europa League do të zhvillohen në gusht në Gjermani. Në të dy rastet nuk do të ketë më ndeshje kthimi, e gjitha kjo për të evituar infektimet nga Covid-19. Por goglat e hedhura dje dhuruan jo pak surpriza në Champions League. Kjo pasi Kristiano Ronaldo i Juventusit mund të përballet në çerekfinale me Realin e Madridit, gjithmonë nëse Juventusi dhe Reali e kalojnë raundin pas ndeshjeve të kthimit respektivisht ndaj Lionit dhe Mançester Sitit. E pranojnë dhe mediat sportive europiane që Kristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të përballen me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse madrilenët e mposhtin Mançester Sitit. Të premten u hodh shorti për çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Shorti i solli një numër të ndeshjeve interesante mes klubeve evropiane, ndërsa vetë ndeshjet priten me interesim të madh. Liga e Europës, ndeshjet në Gjermani Pas shortit të Ligës së Kampionëve, tani do të mësohen çiftet për fazat e ardhshme të Ligës së Evropës. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen të gjitha në Gjermani në gusht. Fituesi do të vendoset përmes vetëm një ndeshjeje, që do të thotë se s’do të zhvillohen ndeshje kthyese. Ndeshjet kthyese të 1/8 të finales do të zhvillohet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalet në Lisbonë do të zhvillohen më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 17 dhe 17 gusht dhe finalja më 21 gusht. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vetëm katër stadiume.