BREAKING NEWS

Plazhi nis nga 1 qershori, ja vendet ku do të jenë çmimet më të kripura në Shqipëri, kreu i Unioni Turistik Shqiptar shpërthen ndaj Ramës: Absurde dhe e pazbatueshme

Plazhi nis nga 1 qershori, ja vendet ku do të jenë çmimet
x

Sport

Hidhet shorti i Europianit, në grupin Grupi F ka përplasje mes titanëve të futbollit europian

Hidhet shorti i Europianit, në grupin Grupi F ka përplasje mes

Dje UEFA përcaktoi grupet e ardhshme të Europianit, një short që dhuroi surpriza të mëdha, sidomos në grupin F, ku më të mëdhenjtë e futbollit kontinental do të përballen me njëri-tjetrin për të krijuar ndoshta grupin e “zjarrit’ të Europianit të viti 2020. Nuk është vetëm kjo, por edhe fakti se ky Europian, për herë të parë në historinë e tij, do të luhet në vende të ndryshme, në orar e stadiume të ndryshme, diçka e pazakontë për futbollin në kontinentin e vjetër. Kështu, UEFA hodhi dje shortin e EURO 2020, duke ndarë grupet për fazën finale të turneut që zhvillohet në verën e ardhshme në gjithë kontinentin. Një short që lë ende në pikëpyetje ku do të luajë Kosova, nëse në Grupin C apo atë F në varësi të kualifikimit të Rumanisë nga Liga A. Nëse rumunët kalojnë nga “play-off”-i i Ligës A, ata pozicionohen automatikisht në Grupin C që luan një pjesë të ndeshjeve në Bukuresht. Ky skenar do të çonte Kosovën në grup feri, pasi ai F ku do të përfundonin Dardanët, ka në përbërje edhe Gjermaninë, Francën e Portugalinë. Një grup për prestigj, por ku shanset për kualifikim të mëtejshëm do të ishin minimale. Ky ishte edhe grupi më i vështirë i shortit, pasi të tjerët kanë ndarë disi balancat mes superfuqive dhe ekipeve më të dobëta në letër, edhe pse turneu garanton si zakonisht spektakël. Tani mbetet të mësohet në mars se cilat janë skuadrat e fundit që plotësojnë të tërë ndarjen në grupe, pas përfundimit të “play-off”-it nëpërmjet Ligës së Kombeve. Kosova e ka një shans të shkojë në Europian. Mund ta bëjë këtë me dy fitore, së pari duke mundur Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës D, e më pas në finale të mundë fituesen e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.

Grupi A (Itali, Baku)

1.Turqi

2.Itali

3.Uells

4.Zvicër

Grupi B (Shën Petërburg, Kopenhagë)

1 Danimarkë

2 Finlandë

3 Belgjikë

4 Rusi

Grupi C (Amsterdam, Bukuresht)

1 Holandë

2 Ukrainë

3 Austri

4 Fitues play-off D/A

Grupi D (Londër, Gllasgou)

1 Angli

2 Kroaci

3 Fitues play-off C

4 Rep.Çeke

Grupi E (Bilbao, Dublin)

1 Spanjë

2 Suedi

3 Poloni

4 Fitues play-off B

 

Grupi F (Mynih, Budapest)

1 Fitues i play-off D/A

2 Portugali

3 Francë

4 Gjermani

Play Off

26 mars 2019

Liga A

Islandë-Rumani

Bullgari-Hungari

Liga B

Bosnjë Hercegovinë-Irlandë e Veriut

Sllovaki-Irlandë

Liga C

Skoci-Izrael

Norvegji-Serbi

Liga D

Gjeorgji-Bjellorusi

Maqedoni e Veriut- Kosovë

Adriatik BALLA