BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Tirana “peshkon” Bylisin, Teuta e Kukësi luftë për trofeun

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Tirana

Nga salla e konferencave në “Air Albania Stadium” u përcaktuan dje duelet gjysmëfinale të Kupës së Shqipëri. Kështu, goglat caktuan që Kukësi të përballet me Teutën, ndërsa Bylisi me Tiranën. Skuadra verilindore dhe ajo ballshiote do të jenë pritëse në takimet e para, që do të zhvillohen më 2 korrik, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 15 korrik. Sikurse është vendosur më herët nga FSHF, finalja e madhe do të zhvillohet më 2 gusht.

Qëndrimi/ Furrxhi i Teutës: Kupa, objektivi ynë që në fillim të sezonit

Shorti i Kupës së Shqipërisë e ka vendosur Teutën në gjysmëfinale përballë Kukësit. Kupa është një objektiv i durrsakëve që kërkojnë të dalin me një trofe në këtë sezon që përkon edhe me 100-vjetorin e tyre. Pas shortit, këtë e ka nënvizuar edhe shefi i klubit të Teutës, Erind Furxhi, i cili shpreson që marrin trofeun për tifozët dhe për qytetin e Durrësit. “Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon”, u shpreh shefi i klubit të Teutës Erind Furxhi.

Kukësi/ Nexhipi: Kështu si po shkojnë gjërat, Kupa do të ishte sukses i madh

Pas shortit të djeshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, foli edhe drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi. “Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë kualitet. Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë. Nuk jemi më superiorë se Teuta. Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Gjithsesi, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe plus. Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun”, nënvizoi ai.

Presidenti/ Kapllanaj: Bylis i sigurt në finale, Tirana s’na ndal dot

I pranishëm në zyrat e FSHF-së në momentin e hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë ishte i pranishëm edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj i cili në një intervistë për mediat pas shortit u shfaq i bindur dhe besimplotë se mallakastriotët do ta eliminojnë Tiranën dhe do të kualifikohen në finalen e Kupës. “Rruga ka qenë e gjatë dhe kemi kaluar ekipe të vështira si Laçi e Skënderbeu. Tirana është ekip i fortë, por e thashë dhe pak më parë, më mirë me dy ndeshje se me tek ndeshje. Tirana është në formë të mirë, por dhe ne jemi ekip i mirë. Po kalojmë një moment të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohemi. Normalisht, kupa është diçka e madhe për ne, por ka rëndësi dhe kampionati. I vetmi zhgënjim ka qenë fillimi dhe ndërprerja e kampionatit, disa lojtarë që afruam ishin jashtë formë fizike, por tani jemi në rrugë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, u shpreh Kapllanaj.

Bardheblutë/ Laçi: Do të ishte diçka e bukur që Tirana të fitonte të dy trofetë për 100-vjetor

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, tha se do të ishte më mirë nëse gjysmëfinalet do të ishin me ndeshje teke, megjithatë e konsideron pozitiv faktin se takimi i parë do të zhvillohet në fushën kundërshtare. “Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur me shortin. Një gjë e kemi pozitive, që do ta luajmë jashtë ndeshjen e parë. Jemi në garë për të dy objektivat, si në kampionat, ashtu dhe në Kupë. Jemi tri ndeshje larg Kupës dhe pse jo t’i fitojmë të dy trofetë në këtë vit jubilar. Do kishte qenë më mirë të luanim me ndeshje teke në këto gjysmëfinale, pasi elementi fushë nuk është se ka shumë efekt në këto kushte”, theksoi Laçi.