BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Hidhet shorti në Europa League, Roma përballet me Brighton, Milani me Slavian e Pragës

Hidhet shorti në Europa League, Roma përballet me Brighton, Milani me

Liverpuli do të luajë kundër Sparta Pragës në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, ndërsa Brightoni do të ballafaqohet me Romën. Skuadra e Uest Hemit takohet me Freiburgun, kurse lideri i elitës skoceze të futbollit, Rejnxhërs, përballë do ta ketë Benfikën portugeze. Shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, do të luajë kundër Slavia Pragës, ndërsa Leverkuseni në formë, takohet me Karabagun. Sportingu portugez luan me Atalantën, kurse Marseja me Vilarrealin. Ndeshjet e para të kësaj faze në Ligën e Evropës luhen më 7 mars, kurse ato kthyese pas një jave. Faza e plejofit të Ligës së Evropës, në të cilën vendet e dyta të fazës grupore u takuan me vendet e treta të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, përfundoi të enjten mbrëma. Tetë fituesit e grupeve në Ligën e Evropës avancuan direkt në 1/8 e finales dhe ndeshjet kthyese do t’i luajnë në shtëpi. “Të kuqtë” e Liverpulit e kanë fituar këtë garë tri herë, ndërsa në vitin 2016 ishin finalistë. Liverpuli është në garë që t’i fitojë katër trofe në edicionin aktual dhe do të përpiqet të shkruajë histori. Finalen e parë do ta ketë të dielën kundër Çelsit në Kupën e Ligës. Liverpuli e ka fituar përballjen e vetme me Sparta Pragën në 1/16 e finales së Ligës së Evropës në edicionin 2010/11. Avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 1:0, me golin që e shënoi Dirk Kajt në ndeshjen e dytë. Uest Hem Junajtid, fitues i Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar, kishte shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës në vitin 2022. Mbetet prej skuadrave favorite për të triumfuar. Skuadrën ku luan Florent Muslija e ka mposhtur në edicionin e sivjetmë të kësaj gare, 2:0 në shtëpi dhe 2:1 si mysafir, kur u përballën në kuadër të Grupit A. Brightoni luan në futbollin evropian për herën e parë në histori të klubit. Kjo skuadër e mposhti Marsejën në ndeshjen e fundit të fazës grupore dhe avancoi tutje si fitues i grupit. Skuadra e drejtuar nga Roberto de Zerbi do të takohet me nënkampionen e edicionit të kaluar, Romën, që është në pozitën e gjashtë në Serie A. Roma e eliminoi të enjten mbrëma Fejnordin, pas ekzekutimit të penalltive. Çerekfinalet luhen më 11 dhe 18 prill, gjysmëfinalja më 2 dhe 9 maj, ndërsa finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Evropës zhvillohet më 22 maj në Dublin të Republikës së Irlandës.