BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Sport

Hidhet shorti në UEFA, Teuta duel “sherifësh” me moldavët e Tiraspolit, goglat i sjellin fat Partizanit e Vllaznisë

Hidhet shorti në UEFA, Teuta duel “sherifësh” me

Dje u hodh shorti për kompeticionet e UEFA-s. Goglat e hedhura në Nion të Zvicrës vunë përballë kampiones së Shqipërisë, Teutës, moldavët e Sherif të Tiraspolit. Ndeshja e parë luhet në Durrës më 6 ose 7 korrik. Në fakt, shorti mund të kishte qenë më i vështirë, sepse u evituan bullgarët e Ludogorets dhe kazakët e Kairat Almaty. Sherif i Tiraspolit është një kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare pasi në të shkuarën ka eliminuar nga Champions League Dinamon dhe Kukësin me këta të fundit që u nxorën jashtë në sajë të golit në fushë kundërshtare, me Pero Pejiç që humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes që mund të kualifikonte verilindorët, ndërkohë që skuadra moldave eliminoi edhe Partizanin nga turi i dytë kualifikues i Europa League me rezultat të përgjithshëm 2-1. Teuta nëse mobilizohet maksimalisht dhe zhvillon një merkato cilësore gjatë këtyre javëve i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Championsit dhe nëse ja del do të sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Conference League, pasi edhe nëse eliminohet në raundin e dytë të Championsit do të marrë pjesë në raundin e tretë kualifikues të Europa League dhe nëse eliminohet edhe aty skuadra e Edi Martinit do të ketë një tjetër mundësi të artë pikërisht duke luajtur në “play-off” të Conference League dhe duke qenë vetëm një turr larg kualifikimit në grupet e një kompeticioni madhor.

Conference League

Vllaznia, Laçi dhe Partizani mësuan dje rivalët me të cilët do të përballen në raundin e parë eliminator të aktivitetit më të ri europian, Conference League. Kështu, Vllaznia, nënkampione e Shqipërisë sezonin që lamë pas, do të përballet me Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës. Një short i kënaqshëm për kuqeblutë e trajnerit Tomas Bërdariç, pasi shmangën skuadrën më të fortë, Ferhevar të Hungarisë. Kuptohet që objektivi minimal i skuadrës shkodrane është kalimi i raundit të parë. Partizani ndërkohë ka peshkuar skuadrën moldave, Sfintul Gheorghe. Në fakt, të kuqtë që në ndarjen e skuadrave në vazo ishin të qartë se do të kishin përballë një kundërshtar ne letër të kalueshëm. Shorti shmangu një derbi shqiptarësh me Llapin e Kosovës, që u vu përballë Shkupit. Goglat i rezervuan si kundërshtare Laçit skuadrën malazeze, Podgorica. Vështirë të thuhet nëse kurbinasit ishin me apo pa fat, pasi të gjitha skuadrat me të cilat mund të përballej ekipi i Duros ishin në nivel të përafërt. Drita e Kosovës do të sfidojë ekipin nga Tuzi i Malit të zi, Deçiç, ndërsa Struga, e cila siguroi një kualifikimin historik në Kupat e Europës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të përplaset me skuadrën lituaneze Liepaja. Ndeshjet e para do të luhen më 8 korrik, ndërsa sfidat e kthimit me 15 korrik ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 25 maj 2022, në “Air Albania”.