Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Sport

Hidhet shorti për eliminatoret e Champions League, Tirana përballet me kampionët e Gjeorgjisë

Hidhet shorti për eliminatoret e Champions League, Tirana përballet me

Kampionët e Tiranës kanë mësuar dje rivalët në fazën eliminatore të Champions League. Në Nyon të Zvicrës u hodh dje shorti për fazën e parë dhe bardheblutë do të kenë përballë kampionët e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi. Një buzëqeshje fati mund të cilësohet kjo, pasi ishte në një vazo me emra si Qarabag, Maccabi Tel-Aviv apo Astana. Skuadra organizatore do të jetë pikërisht Dinamo e Tbilisit dhe bardhebluve do t’u duhet të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për të provuar kualifikimin për në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Skuadra kampione e Kosovës, Drita do të përballet të martën në mbrëmje me Linfield në finalen e paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe nëse ia del te kualifikohet, do të gjejë përballë polakët e Legias së Varshavës në turin e parë eliminator. Për shkak të kushteve të pandemisë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, eliminatoret nuk do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje si zakonisht, por do të vendoset gjithçka në një ndeshje të vetme, ku do të aplikohen edhe 30 minutat shtesë, apo gjuajtja e penalltive, nëse do të jetë e nevojshme. Ndeshjet e turit të parë eliminator do të luhen më datat 18 dhe 19 gusht dhe skuadrat e kualifikuara do të avancojnë për në turin e dytë eliminator, ndërsa ato që do të eliminohen, do të luajnë në eliminatoret e Ligës së Europës.

Reagojnë gjeorgjianët

Përballja e Tiranës me Dinamo Tbilisi, nuk do të jetë e para, pasi kanë pasur dhe më herët përballje në fushën e lojës. Madje Tirana i ka eliminuar nga gara. Një gjë e tillë nuk është harruar nga vetë gjeorgjianët, të cilët kanë reaguar dje mbi shortin ku nuk kanë munguar dhe komentet mbi Tiranën. “Tirana kampione e Shqipërisë, është krijuar si klub një shekull më parë dhe është skuadra më e titulluar në vend. Tirana ka fituar titullin kampion 25 herë, 16 herë Kupën dhe 11 herë Superkupën, teksa së fundmi e fituan titullin pas 11 viteve pritje. Më i miri i skuadrës ishte Majkëll Ngo, i cili realizoi 13 gola. Argjentinasi Agustin Torasa dhe Elton Kale kanë shkëlqyer në sulm. Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ekipi drejtohet nga 47-vjeçari Emanuel Egbo. Dinamo dhe Tirana janë përballur në 2003/2004, kur pasi fitonim 3-0 ndeshjen e parë, eliminoheshim nga penalltitë në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll 3-0 në favor të kundërshtarit”, shkruhet në postimin e klubit nga Gjeorgjia.

Ndeshjet tjera

Kampionët e Kosovës, Drita fituan 2-1 ndaj Inter d’Eskalades dhe mbërritën në finale të miniturneut, ku do të ndeshen me Linfild në finale. Në rast se gjilanasit fitojnë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, atëherë kalojnë në ruandin e parë eliminator të Champions League, për të cilin është hedhur shorti ditën e djeshme. Kundërshtari i çiftit Linfild-Drita janë polakët e Legia Varshavës.