BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka

Milani dhe Interi, dy skuadra favorite për titull, ndeshen në xhiron e pestë, konkretisht më 4 shtator. Klasikja Real-Barça luhet më 18 tetor

Duke qenë se Botërori i këtij viti luhet në periudhë të pazakontë, në dimër, (15 nëntor-15 dhjetor), kampionatet në Europë do të nisin më përpara se zakonisht dhe për këtë janë hedhur edhe shortet përkatëse për të mësuar kalendarin e ndeshjeve sezonale. Në të vërtetë janë hedhur shortet për top-kampionatet europiane dhe nuk ka surpriza, pasi nuk korrespondojnë në një datë, duket një “shpërndarje e vendosur me dorë”. Gjithsesi, për futbolldashësit italianë ka interes të mësohen datat e përplasjeve më të rëndësishme dhe pikërisht ditën e djeshme është hedhur shorti për kalendarin e sezonit 2022-2023 të Seria A. Edicioni i ardhshëm do të nisë më 13 gusht të 2022-shit dhe do të zgjasë deri më 4 qershor të vitit 2023. Ndërkohë sa i përket derbit Milan-Inter, dy rivalët e përjetshëm do të ndeshen për herë të parë për sezonin e ri më 4 shtator, që përkon me raundin e pestë. Teksa më 5 shkurt do të luhet Inter-Milan, takim i vlefshëm për raundin e 21-të të Seria A. Ndërsa derbi i Italisë Juventus-Inter do të zhvillohet më 9 nëntor për raundin e 13-të, teksa do të ndeshen sërish më 19 mars, Inter-Juventus, takim i vlefshëm për raundin e 27-të. Roma-Lacio do të përballen për herë të parë për edicionin e ri më 6 nëntor, në javën e 13-të dhe më 19 mars për raundin e 27-të. Sa i përket përballjes brenda “shtëpisë” së Berluskonit, Milan-Monza do të përballen më 23 tetor në javën e 11-të dhe më 19 shkurt, takim i vlefshëm për raundin e 23-të. Ndërkohë, dy ditë më parë, La Liga ka zbuluar kalendarin e sezonit 2022-‘23. Reali i Madrid tashmë e di se kur, ku dhe kundër kujt do të fillojë mbrojtjen e titullit kampion. Kampionati elitar spanjoll do të ngrejë siparin më 12 gusht dhe do të përfundoi më 4 qershor të vitit të ardhshëm. “Goglat” kanë dashur që “Los Blancos”ta fillojnë mbrojtjen e titullit në javën e parë kundër Almerías. Barcelona e Ksavit e nis kundër Rajos në “Camp Nou”, ndërsa Atletiko do të testojë forcën kundër Getafes në “Coliseum” në fundjavën e parë. Valadolidi, që sapo është rikthyer në Primera, do të presë Vilarealin dhe Xhirona do të vizitojë “Mestalla”-n. Athletik-Majorka, Betis-Elçe, Celta-Espaniol, Kadiz-Real Sociedad dhe Osasuna-Sevilja kompletojnë javën hapëse. Dy “El Clasico”-t e sezonit 2022/23 tashmë kanë një datë: ndeshja e parë do të zhvillohet në “Bernabeu”, më 18 tetor, e kthimit në “Camp Nou”, më 19 mars (javët 9 dhe 26). Dy ndeshje që mund të shënojnë sezonin dhe do të luhen përkatësisht në ditët e ndeshjeve 9 dhe 26 të këtij kalendari 2022/23.