BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Sport

Hidhet shorti, Tirana përballet me Jang Bojs të Zvicrës, goglat nuk i entuziazmojnë bardheblutë

Hidhet shorti, Tirana përballet me Jang Bojs të Zvicrës, goglat

Tirana mësoi dje kundërshtarin e saj në turin “play-off” të Ligës së Europës, ku përballë do të ketë Jang Bojs të Zvicrës, një short që konsiderohet shumë i vështirë për bardheblutë. Në realitet mund të kishte short akoma më të vështirë, por sërish skuadra zvicerane shihet favorite karshi kampionëve tanë dhe kjo lidhet me cilësinë e kampionatit zviceran që është shumë më i lartë se ai i Kategorisë Superiore. Goglat, që deri dje e kishin nderuar Tiranën si në Champions dhe në Europa League, pasi falë tyre arriti deri në “play-off”, dje nuk ishin më të mirat e mundshme, por sërish bardheblutë kanë shanset e tyre për të shkuar në fazën e grupeve, gjë që do të ishte një arritje e madhe e futbollit tonë dhe veçanërisht e skuadrës 25-herë kampione e Shqipërisë.

Shorti

Pranohet nga të gjithë që dje pati short i vështirë për Tiranën në fazën “play-off” të Europa League. Në Nion të Zvicrës, bardheblutë u vendosën përballë skuadrës zvicerane të Jang Bojs ndeshje teke që do të luhet në datën 1 tetor në Zvicër dhe që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë në fazën e grupeve të Europa League gjatë këtij sezoni. Një kundërshtar shumë i fortë për bardheblutë e Egbo që duhet të japin 120% të formës së tyre për të tentuar një mrekulli që do t’i kualifikonte në fazën e grupeve. Tirana evitoi në shortin Dinamon e Zagrebit por nuk kishte fat për të kapur një prej fitueseve të çifteve Floriana-Flora Tallin dhe KUPS-Suduva që bënin pjesë në të njëjtën grup me kampionët e Shqipërisë. Jang Bojs në këtë sezon dështoi të shkonte në fazën e grupeve të Champions League pasi kampionët e Zvicrës u eliminuan në turin e tretë kualifikues teksa u mposhtën thellë me rezultatin 3-0 nga Midtjylland në Danimarkë. Për të tentuar kualifikimin ndaj Jang Bojs bardheblutë duhet të shikojnë me vëmendje dy sfidat që Skënderbeu luajti ndaj tyre tre vite më parë në grupet e Europa League me korçarët që barazuan 1-1 në Elbasan Arena ndërsa u mposhtën 2-1 në Zvicër në ndeshjen e fundit në grup vetëm në shtesë, ndeshje që arritën ta kryesonin 0-1. Fati i keq për Tiranën që ndeshja do të luhet në fushën e Jang Bojs. Short i vështirë edhe për Dritën që nëse arrin të bëjë surprizën ndaj Legias së Varshavës në turin e tretë në fazën “play-off” do të ketë përballë azerët e Karabag ndeshje ku fituesja e çiftit Legia-Drita do të jetë skuadër pritëse.

Egbo dhe merkato e bardhebluve

Trajneri Emanuel Egbo nuk ka komentuar gjatë mbi shortin, por ai e ka të qartë se objektivi është kualifikimi. Për Tiranën nuk ka rrugë tjetër, pasi ky është një shans historik. Asnjëherë më parë skuadra nuk ka arritur deri në “play-off”, pra ky është një shans i madh dhe i thonë 90 minuta betejë për të kapur grupet. Jang Bojs janë favoritë në letër, por në fushë skuadra e trajnerit Egbo duhet thjesht të bëjë si duhet detyrën e saj, dhe të përpiqet të imitojë atë që prezantoi në turin e parë të Champions përballë Dinamos së Tbilisit, ku fitoi pastër 2-0. Jang Bojs është skuadër cilësore, padyshim, por Tirana ka një kontigjent në rritje, lojtarë të rinj që kanë shumë ego dhe duan të shpërthejnë në Europë, por edhe veteranë që kanë eksperiencë në ndeshjet e mëdha ndërkombëtare dhe që mund të bëjnë diferencën. Mbetet të shihet si do të shkojë ndeshja në fushë, por Tirana e ka marrë seriozisht këtë mision dhe dëshiron me patjetër të shkojë në fazën e grupeve. Ambicia është shumë e madhe, por edhe grupi ka cilësi dhe po perfeksionohet. Morali është i lartë dhe përgatitjet vijojnë me përkushtim dhe pa ndërprerje. Trajneri Egbo ka kërkuar disa përforcime dhe i kanë ardhur. Vetë presidenti Refik Halili theksoi para pak ditësh se klubi po rritej dhe duhej më shumë përqendrim. Disa lojtarë nga Afrika kanë ardhur, por ende nuk ka një raport rreth gjendjes së kapaciteteve të tyre për të luajtur në nivelin e “play-off”-it të Europa League.