BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Higuain “harron” Ronaldon: Sulmuesit më të mirë janë Benzema e Levandovski

Higuain “harron” Ronaldon: Sulmuesit më të mirë

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë dominuar skenën e futbollit botëror për çmimet individuale, duke qenë ndër më të mirët e dy dekadave të fundit e dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e kësaj loje. Padyshim që rivaliteti midis tyre i ka dhënë jehonë cilësisë sportive të shfaqur në fushë e në të njëjtën kohë e ka bërë botën të tërhiqet nga loja e futbollit, teksa paratë nga kompanitë e basteve, nga sponsorët, kompanitë e veshjeve sportive dhe pijeve, kanë shkuar lumë në adresë të këtyre futbollistëve, imazhi i të cilit ka shitur jashtëzakonisht shumë. Duke luajtur me klubet më të mira në botë dhe duke fituar shumë trofe, por edhe duke shënuar shumë gola e dhënë shumë asiste, ata kanë ditur të jenë në qendër të vëmendjes dhe është fakt se të tjerët nuk kanë mundur t’i konkurrojnë dot. Ka xhelozi, sigurisht, dhe duket që deklaratat në shtyp të sulmuesit argjentinas Gonzales Higuain, i cili u detyrua të largohej nga Reali kur aty erdhi Kristiano Ronaldo, e nxjerrin më së miri “mllefin” e tij ndaj portugezit. Dhe ky mllef duket se arsyeton edhe komentin e tij për më të mirët e kësaj loje, kur argjentinasi zgjedh të preferuarit e tij e që çuditërisht kanë qenë rivalizues të Ronaldos. Për këtë janë seleksionuar sulmuesit Benzema, Levandovski dhe Lionel Mesi. Ky i fundit shihet unik në marrëdhënien me topin, kurse dy lojtarët e tjerë përzgjidhen enkas nga Higuain si kundërpeshë ndaj Ronaldos. Madje dhe kur përmendet emri i portugezit, sulmuesi argjentinas gjen një Ronaldo tjetër që ka bërë histori dhe më i miri në botë, bëhet fjalë por Ronaldo fenomenin e Brazilit. Sikurse shkruajnë mediat sportive e veçmas gjiganti mediatik “ESPN”, Gonzalo Higuain, tashmë është larguar nga futbolli europian teksa ka shkuar në Amerikë ku aktivizohet me Inter Majemi. Së fundmi, në një intervistë për ESPN, argjentinasi ka zgjedhur qendërsulmuesit më të mirë, ndërsa në treshen e tij ka harruar Kristiano Ronaldon, me të cilin është aktivizuar te Real Madrid dhe te Juventus. “Levandovski, Benzema dhe Haland janë sulmuesit më të mirë në qarkullim sipas meje. Benzema është në elitë prej 12 viteve. Levandovski shënon nga kudo dhe Haland është një premtim i madh. Në histori kemi parë sulmues të fortë, por më i miri nga të gjithë është Ronaldo, fenomeni. Kam dashur gjithnjë të jem si ai në fushë dhe jam munduar ta kopjoj. Mesi? Leo është magjik, për atë çdo gjë duket natyrale. Është i lindur në këtë mënyrë, bën çdo gjë pa u sforcuar. Kjo është ajo që e bën unik”, u shpreh Higuain. Duket qartë se fjalët e tij janë zgjedhur me kujdes që Ronaldo portugezi të mbetet jashtë vlerësimeve të tij si më i miri në futboll. Për të më efikasë janë francezi Karim Benzema e polaku Robert Levandovski, diçka torturuese për “CR7”-ën, i cili në fakt ka shumë më tepër cilësi dhe arritje sa dy sulmuesit në fjalë. Por kur është rasti për të lavdëruar rivalët, edhe në rangun e futbollistëve cilësor ka dallime dhe kjo është domethënëse. Rivaliteti prodhon edhe armiq.