BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Hije trukimi në Ballsh mes Bylisit e Tiranës, skandali mund të hetohet nga Prokuroria

Hije trukimi në Ballsh mes Bylisit e Tiranës, skandali mund të

Futbolli shqiptar u rikthehet ditëve të tij të errëta që kulmuan me ndëshkimin e Skënderbeut në UEFA, për trukim, me dhjetë vjet pezullim nga garat europiane e 1 mln euro gjobë, vendim që u la në fuqi nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS) të Lozanës. Dje në Ballsh, ndodhi teatri i radhës, më i shëmtuar se asnjëherë tjetër, ku Bylisi dhe Tirana u shndërruan në aktorë të pështirë të një skene që nuk është as e re e as e panjohur, pasi futbolli shqiptar ka vuajtur jo pak edhe në të shkuarën nga fenomeni i kurdisjes së rezultatit të ndeshjeve, njohur në gjuhën e kompanive të basteve edhe si fiksim i rezultatit apo trukim i tij. Një rezultat me përmbysjes gjatë pjesëve që mori menjëherë vëmendje ndërkombëtare. Sado të justifikohen trajnerët, lojtarët dhe stafet e tyre, ndeshja e djeshme në Ballsh ishte kryekëput e çuditshme, e dyshimtë dhe e trukuar. Nuk pati njerëz në stadium të bërtasin, por mijëra shikues nga televizori u bënë dëshmitarë të një teatri të shëmtuar që duhet përbuzur. Ajo që ndodhi dje në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, midis Bylisit dhe Tiranës, në kuadër të duelit të parë midis tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ishte jo vetëm ndeshje e çuditshme me rezultat të çuditshëm, por mbart sekuenca të forta të një trukimi, që në gjuhën e basteve është “2-1”, domethënë, pjesën e parë e fitojnë miqtë, kurse në pjesën e dytë përmbysin vendasit. Tirana u shthur krejtësisht në 45 minutat e dyta, diçka e pazakontë për një skuadër që deri tani ka shkëlqyer në kampionat dhe nga ana tjetër, ekipi që s’po bënte asgjë në pjesën e parë (Bylisi), pa asnjë gjuajtje në kuadrat, rezulton me 12 goditje në pjesën e dytë. Dy pjesë ku skuadrat ndërruan rolet, për të shkruar një faqe të pistë të futbollit shqiptar, ku me siguri që duhet të ketë hetim nga Prokuroria ose më e pakta ndëshkime të forta nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës në FSHF. Edhe në studiot televizive specialistët dhe opinionistët ngritën alarmin për këtë gjest të shëmtuar që ndodhi dje në Ballsh në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë midis Bylisit dhe Tiranës. Ish-sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, i ftuar në “Supersport”, theksoi se një shthurje të tillë të Tiranës nuk e kishte parë në 20 ndeshjet e fundit të saj. “Nuk e kisha parë kurrë Tiranën në 20 ndeshjet e fundit, që të shthurej në këtë mënyrë. Në pjesën e parë patëm 5 gjuajtje në portë nga Tirana dhe vetëm një nga Bylisi, ndërsa në pjesën e dytë ballshiotët gjuajtën 12 herë në portën e Likës dhe bardheblutë nuk e gjetën asnjëherë kuadratin”, tha Memelli.

Qëndrimi i “Fanatics”

Reagim të ashpër pati dje edhe tifogrupi i njohur bardheblu, “Tirona Fanatics”. “TF nuk mbështet në asnjë moment teatrin e shëmtuar apo pazaret personale të ish-presidentit&co... Asnjë gjë e dyshimte apo asnjë fitore fallco nuk mund të na kënaqë ne... Ne mbështesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe dënojmë çdo akt të turpshëm e të dyshimtë të ish-presidentit amator&co... Tirona nuk është mall për Pazar”, thuhet në njoftimin e “Fanatics”-ave.

Ndeshja, bylisi një hap drejt finales

Tirana tregoi në fraksionin e parë të lojës se e kishte seriozisht Kupën, teksa në minutën e 20-ë gjeti edhe golin e avantazhit, teksa fantazisti shkodran Edon Hasani u harrua i lirë në zonë dhe dërgoi sferën në rrjetë. Ballshiotët provuan reagimin dhe arritën t’i afrohen disa herë rrezikshëm kuadratit të mbrojtur nga Ilion Lika, por pavarësisht përpjekjeve, pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të miqve. Pjesa e dytë ishte ndjeshëm më e mirë për Bylisin, e ndihmuar edhe nga një pasivitet i futbollistëve bardheblu, ndërsa mallakastriotët humbën një sërë rastesh të mira shënimi. Megjithatë goli ishte rrotull dhe erdhi në minutën e 65-të, kur kapiteni i Bylisit, Valentino Murataj arriti të mposhtë Ilion Likën dhe të rikthejë baraspeshën. Goli nuk “zgjoi” aspak Tiranën, ndërsa krejt e kundërta ndodhi me ballshiotët, që vijuan të shohin nga sulmi dhe në minutën e 76’ gjetën edhe golin avantazhit, të shënuar sërish nga kapiteni Valentino Murataj, pas një gjuajtjeje të Goxhës, të grushtuar nga Lika. Në minutat shtesë, pas një krosimi në zonë të Peposhit, Majkëll Peçi gaboi, duke mos devijuar për në rrjetë një top nga vetëm një metër larg vijës fatale, ndërsa më pas u përplas me portierin Lika dhe arbitri dha 11-metërsh në favor të vendasve. Nga pika e penalltisë shkoi ish-mbrojtësi i bardhebluve, Jurgen Goxha, i cili gjuajti në kuadrat, por e priti në dy kohë Lika. Fitoi Bylisi e humbi Tirana, por dje në Ballsh humbi futbolli shqiptar.

Gjysmëfinalet

Bylis-Tirana     2-1

Kukësi-Teuta