BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Histori për film - Portieri i tha 18-vjeçarit Maradona “je dështak”, “Dora e Zotit” i shënoi 4 gola më 1980

Histori për film - Portieri i tha 18-vjeçarit Maradona “je

E ndërsa koronavirusi ka ndërprerë të gjithë veprimtaritë sportive në botë, ende vijon të jetë i fortë dhe në kushtet e izolimit debati për lojtarin më të mirë të futbollit në botë, e për kohën  aktuale ky debat është për dyshen Mesi-Ronaldo, të cilët kanë siguruar më shumë trofe individual sa askush tjetër para tyre.

Por duket se debate për më të mirin nuk do të marrë fund kurrë, pasi i tillë ky debat ka qenë edhe për Maradonën dhe Pelen, Platininë apo Zidanin, Bekenbauerin apo Xhorxh Bestin etj. Por padyshim që Diego Armando Maradona mbetet një nga legjendat e mëdha të futbollit botëror. Tiparet e tij si lojtar me teknikë të lartë janë ende të paarritshme, pavarësisht suksesit të Peles, Mesit e Ronaldos, apo dhe shumë të tjerëve.

Maradona lindi në vitin 1960, atëherë kur Pele ishte në kulmin e tij. Argjentinasi e bëri debutimin si profesionist më 20 tetor të vitit 1976, 10 ditë para se të mbushte 16 vjeç. Spikati që në ndeshjen e parë, madje që me prekjen e parë të topit dhe prej asaj dite, ai luajti 167 ndeshje me Argentinos Junior, duke shënuar 115 gola, duke dalë pesë herë si kryegolashënues i kampionatit elitar në Argjentinë. Në moshën 18-vjeçare u ftua në kombëtaren e Argjentinës, atë vit kur Argjentina fitoi Kupën e Botës (1978), në vendin e saj, për herë të parë.

Ishte lojtar premtues dhe të gjitha mediat sportive botërore shkruanin për të, por trajneri i Argjentinës, Cezar Luis Menoti, e la jashtë grumbullimit, diçka që e irritoi pa masë adoleshentin Maradona, i cili nuk ia fali trajnerit këtë vendim. Megjithatë, në vitin 1979, trajner Menoti e ftoi për skuadrën e Argjentinës për të luajtur Kupën Botërore të Rinisë më 1979, në të cilën Argjentina fitoi çdo ndeshje të vetme, duke qenë se Diego ishte ylli dhe mori “Topin e Artë”, si lojtari më i mirë i turneut.

Një histori për film

Në vitin 1980, një ditë para se Argjentinos Juniors të luante kundër Boka Xhuniors, portieri legjendar i Bokës, Hugo Gati, deklaroi në TV "Maradona është një yndyrë, një dështak, ai nuk është aq i mirë sa thonë specialistët, gazetat dhe opinionistët e ekzagjerojnë për të".

Kaq mjaftoi dhe lufta ishte shpallur. Pasi e mori vesh qëndrimin e portierit Gati, Maradona deklaroi:“Ai ishte dikur një portier i shkëlqyer, por tani po plaket dhe nuk di cfarë flet. Unë gjykoj se ai është xheloz”. Dhe Maradona nuk ndalet me kaq. Ai i thotë trajnerit të tij Horhe Siterzpiller këto djalë: “Unë nesër në ndeshje nuk shkoj për të shënuar dy gola, por katër të tillë dhe do ta turpëroj fare. Fundi i kësaj ndeshjeje ishte spektakolar. Argentinos Junior mposhtën Boka Juniors me rezultatin 5-3 dhe në këtë fitore Maradona shënoi plot 4 gola. Premtim i mbajtur me nder, gjë që detyroi portierin legjendar Gati, pas ndeshjes, të deklaronte: “Po vjen legjenda e madhe”.

Siç dihet, karriera dhe jeta e Diego Armando Maradonës është e mbushur plot me antagonizma, abuzim me drogën, ulje-ngritje profesionale etj, por një gjë nuk vihet në diskutim, që Maradona është ndoshta lojtari më i madh teknik që ka njohur bota deri më sot. Nëse Argjentina e fitoi Botërorin “Meksikë-1986”, kjo ndodhi sepse Maradona ishte vendimtar në ndeshjet e saj, një kupë bote që numri një i botës sot, po ashtu argjentinas, Lionel Mesi, ende nuk ia ka dalë.

Legjendari brazilian Pele, duke renditur veten e tij si numrin një në futbollin botëror, i ka rezervuar Maradonës vendin e dytë, duke e vendosur para emrave të tillë si Bekenbauer, Krujf, Best, Mesi, Ronaldo, e shumë të tjerë.