BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e

Majk Tajson njihet jo vetëm për grushtet e fortë, por edhe për dobësitë dhe hobet e tij jashtë ringut. Një nga boksierët më të mirë të historisë i çuditi të gjithë kur vendosi të blinte tre tigra, që i mbante në rezidencën e tij në Las Vegas. Kenia, Storm dhe Boris, siç i quajti Tajson, u adoptuan pasi boksieri u lirua nga burgu ku vuajti dënimin për abuzim seksual me një vajzë 18-vjeçare. Vetë Tajson e tregoi historinë për podcastin e “Hotboxin”: “Isha në burg dhe duke folur me një nga miqtë e mi, ai më tha se një shoku i tij i kishte borxh para: “Nëse nuk më jep paratë, do të marr disa nga makinat dhe do t’i ndërroj me kafshë.” i thashë: Çfarë kafshësh? Ai tha: “Kuaj dhe gjëra të tjera. Majk, ata kanë gjithashtu disa tigra dhe luanë të bukur”. Kjo bisedë ishte fillimi i blerjes së kafshëve ekzotike: “I thashë: Pse nuk më porosit nja dy? Do të dal nga burgu pas nja dy muajsh. Kështu që kur u ktheva në shtëpi, kisha dy këlyshë tigri”. Boksieri rrëfeu gjithashtu se kishte guxuar të flinte me tigrat, diçka shumë e rrezikshme, por jo për Majkun e asaj kohe. “Unë isha shumë idiot në atë kohë. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbutur plotësisht këto mace të mëdha. Ato të vrasin rastësisht, nuk është se përpiqen ta bëjnë, e bëjnë rastësisht”, shtoi ai. Por tigrat ishin jetëshkurtër në pronën e Majkut për shkak të incidenteve të ndryshme. Boksierit iu desh t’u thoshte lamtumirë tigrave të parë të tij për shkak të një frike: “Një herë, po i bëja një gjilpërë tetanozi dhe ai më kafshoi. U tremba. Më mbyllën plagën me shtatë qepje, kështu që vendosa t’i largoja.” Ish-menaxheri i Mike Tysonit, Shelly Finkel, zbulon anekdotën më të çuditshme me tigrat e ish-boksierit. “Prona e Majkut në Las Vegas ishte midis dy shtëpive dhe në njërën anë jetonte një burrë që kishte dy qen. Majku vendosi të bënte një shëtitje me një nga tigrat, që e pa qenin dhe u ngjit në mur për ta ngrënë”, – shpjegoi menaxheri. – “Burri po shikonte nga dritarja, duke parë sesi tigri po përpiqej të hante qenin e tij dhe Majku ndërkohë po përpiqej ta shtynte poshtë. Në fund, Majku ia doli ta shpëtonte qenin”, shpjegoi Shelly. Por historia nuk mbaron me kaq, sepse ish-menaxheri Tyson shpjegoi se në mbrëmje kishte marrë një telefonatë: “Tyson më telefonoi dhe më tha: “Shoqëria Amerikane për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve ka ardhur në shtëpinë time sepse nuk mund t’i mbaj tigrat në robëri. Si e morën vesh?”, pyeti Tyson. Unë i thashë: “Si e kanë zbuluar? Fqinji yt pa njërin prej tigrave të tu që kërceu mbi mur për të ngrënë qenin”. Majku pagoi 250 mijë dollarë për një person të cilit tigri i këputi krahun.