BREAKING NEWS

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me
x
BREAKING NEWS

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i pashmangshëm për dy arsye të rëndësishme

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i
x
BREAKING NEWS

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta jap kur të...

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta
x
BREAKING NEWS

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit
x
BREAKING NEWS

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për pensionistët për vitet 2022-2024

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për
x
BREAKING NEWS

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën 3 qytetarë në Shqipëri

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë:
x
BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u
x
BREAKING NEWS

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut, zbardhet vendimi

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo
x

Sport

Historike, Roma eliminon Barcelonën dhe Leo Mesin nga Champions

Historike, Roma eliminon Barcelonën dhe Leo Mesin nga Champions

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë surprizën e parë të madhe. Barcelona, favoritja kryesore për të fituar këtë kompeticion, i jep lamtumirën aktivitetit, pasi u mund 3-0 nga Roma në “Olimpico”, duke dalë jashtë Champions. Meritat i shkojnë pikërisht Romës, e cila sulmoi 90 minuta me radhë, duke dominuar në çdo aspekt dhe duke u kualifikuar me meritë në gjysmëfinale. Barcelona dhe Lionel Mesi mbeten jashtë Champions League.  Roma e dominoi 45-minutëshin e parë në mënyrë absolute. Fizikisht shumë lart dhe fituese në çdo duel ajror me katalanasit, Roma ia doli të imponohet në fushë, duke marrë duartrokitjet e tifozëve në “Olimpico”. Në fakt, trajneri i Romës kishte urdhëruar një sulm frontal, me pasime të gjata diagonale dhe luftë ajrore, për të mundësuar mbajtjen e Barcelonës në kufijtë e zonës së saj dhe të paorganizuar. Kështu, loja e Romës pati efikasitet dhe u shpërblye shpejt me gol, ku Edin Xheko u zbulua i vetëm në zonën e portierit dhe shtyu topin me shpejtësi në rrjetë, duke mos i dhënë shans portierit Ter Shtegten. Ishte minuta e 6-të dhe për Romën ishte gol shprese, sepse e fuste në vallen e kualifikimit. Duke parë ngërçin e Barcelonës në mbrojtje, Roma sulmoi papushim në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi, madje portieri Ter Shtegen bëri një pritje të madhe në fundin e pjesës së parë që evitoi një gol të sigurt, ndërsa për katalanasit në këtë fraksion loje përmenden vetëm dy gjuajtje të Mesit nga goditja e dënimit, por të përfunduar në të dy rastet mbi tra.

Në pjesën e dytë ishte De Rosi që shndërroi në gol penalltinë duke dyfishuar rezultatin në minutën e 58-të. Roma merr superxhiro, e ndjeshme që me një gol edhe mund të kualifikohej. Organizon një skuadër tërësisht sulmuese dhe në minutën e 82-të vjen goditja fatale për Barcelonën. Krosimi i Kolarova nga këndi gjen në shtyllën e parë Manolas që bën supergol me kokë. 3-0 dhe Barcelona kujtohet të sulmojë në 5 minutat e fundit, me Mesin që bën ekstremist dicka nga kjo përballje, por e pamundur të thyhet Roma, e cila edhe pse kishte humbur 4-1 duelin e parë, ia doli ta përmbysë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër, Liverpuli e mundi sërish Mançester Sitin, 2-1, duke merituar gjithashtu gjysmëfinalen. Gabriel Jezus i dha një sadisfaksion të madh Mançester Sitit mbrëmjen e djeshme me golin e tij që në minutën e dytë të duelit me Liverpulin, një gol që ngjalli besim se skuadra e kuqe e Jurgen Klopit edhe mund të përmbysej. Por goli i Jezus mbeti thjesht për shpresë, pasi, pavarësisht dominimit të Sitit në fushën e lojës, Liverpuli u kujdes mirë që të mbyllte hapësirat në mbrojtje dhe të mos i lejonte Sitit të bënte lojën e tij. Kontrolli i topit 64-36% nuk e bën diferencën kur nuk shënohet goli, as gjuajtjet e shumta në kuadrat e në drejtim të portës. Diferencën e bën goli, por pas realizimit të Jezus goli i shpresës së madhe mungoi në pjesën e parë. Skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë, sidomos Liverpuli, që vinte në këtë sfidë me epërsinë e tre golave, duke qenë favorit për të shkuar në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë Liverpuli përmbysi gjithçka, me Salah dhe Firminjon, duke eliminuar Sitin e Guardiolës./Adriatik BALLA