BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Holanda shton pesimizmin: Pa vaksinë nuk do të ketë tifozë në stadium as sezonin tjetër

Holanda shton pesimizmin: Pa vaksinë nuk do të ketë tifozë

Shumica e kampionateve europiane do të luhen, herët apo vonë. E vetmja që ka marrë vendim zyrtar për ta mbyllur këtu është Franca, që siç dihet la në fuqi renditjen që kishin ekipet në momentin e ndërprerjes së garës. Një tjetër vend që kërkon të imitojë Francën është Holanda (flitet edhe Belgjika), por jo në mënyrë zyrtare. Ndërkohë, tifozët në Holandë nuk do të jenë në gjendje të shkojë në stadiume për t’i përcjellë ndeshjet derisa të gjendet vaksina kundër koronavirusit, ka thënë ministri i shëndetësisë i këtij vendi, Hugo de Jonge. Sporti në këtë vend është i pezulluar momentalisht për shkak të Covid-19 dhe qeveria holandeze i ka ndaluar të gjitha aktivitetet sportive të paktën deri më 1 shtator. Ky vendim e shtyu përfundimin e parakohshëm të Eredivise, ligës elitare holandeze në futboll, e cila vendosi që titulli të mos i jepet askujt dhe asnjë skuadër të mos bjerë nga liga. De Jonge i shkroi parlamentit holandez për të shpjeguar se, edhe nëse qeveria vendos ta lejojë mbajtjen e ngjarjeve sportive nga shtatori, tifozët nuk do të jenë prezent në to. “Ne nuk mund të përcaktojmë ndonjë datë për hapin e fundit, grumbullimin e madh të tifozëve. Kjo, në fakt, është e mundur vetëm nëse kemi vaksinë dhe askush nuk e di se kur do ta kemi një të tillë. Ne, natyrisht, shpresojmë se do ta kemi së shpejti, por gjasat reale janë që ta kemi pas një viti apo më vonë”, shkroi ai. Ekspertët mjekësorë thonë se për zhvillimin e një vaksine të re duhen 10 vjet mesatarisht. Por për shkak të interesimit të madh ndërkombëtar në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, disa ekspertë besojnë se ajo mund të jetë e gatshme brenda muajsh.

Italia ka varietete, një kampionat e mbyll në tavolinë

Kampionatet italiane, Seria A dhe Seria B, pritet të kthehen në fushë në fillim të muajit qershor, por kategoritë e tjera të ulëta italiane jo. Lega Pro është mbledhur sot dhe sipas mediave italiane, është marrë vendimi që Seria C të mbyllet ne tavolinë, duke dekretuar që tani emrat e skuadrave që do të ngjiten më lart, në Serinë B. Sipas informacioneve të para, është bërë e qartë se është e pamundur që të luhet në kushte sigurie dhe me një protokoll siç është ai I ndërtuar për Serinë A, ndaj thuajse të gjithë kanë rënë dakord që duhet mbyllur kampionati në tavolinë. Si rrjedhojë është vendosur edhe që të ketë ngjitje për tre skuadrat që kryesojnë tre grupet, që janë Monza, Viçenca e Rexhina. Ndërkohë, skuadra e katërt pritet të jetë Karpi e cila ka një mesatare më të lartë pikësh për ndeshje sesa skuadrat e tjera që mbajnë vendet e dyta e që duhej të ishin në “play-off” për ngjitjen në Serinë B. Lajmi sigurisht do të gëzojë Silvio Berluskonin, i cili sheh Monzën e tij të kalojë mes profesionistëve të Serisë B, duke arritur me pak sforco objektivin minimal që kishte, Skuadra nën drejtimin e Brokit dhe administrimin e Galianit, ka dominuar këtë sezon dhe pritet që vitin tjetër të luftojë për ngjitjen në Serinë A.