BREAKING NEWS

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit, Meta ‘godet’ Kuvendin dhe fut në lojë edhe SOROS-in: Mashtrime skandaloze...

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit,
x

Sport

Humbi bashkëshortin dhe vajzën 13-vjeçare, Vanesa Bryant poston mesazhin rrëqethës që po thyen rrjetin

Humbi bashkëshortin dhe vajzën 13-vjeçare, Vanesa Bryant poston

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident tragjik ajror me helikopter, së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe 7 anëtarë të tjerë të bordit.

Ndarja tragjike nga jeta Bryant preku mbarë botën, por dhimbjen më të madhe po e përjeton e veja e tij, Vanessa Bryant.

Së fundmi, ajo ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale në lidhje me përballimin e humbjes së legjendës së NBA dhe vajzës së saj 13-vjeçare.

 “Nuk kam mundur dot t'i përshkruaj ndjenjat e mia me fjalë. S'mund ta pranoj dot që Kobe dhe Gianna nuk jetojnë më. Nuk mundem dot ta mendoj që ata të dy u larguan nga kjo botë në të njëjtën kohë. Qenia ime nuk mundet dot të pranojë se Gigi dhe Kobe nuk do të kthehen më tek unë. Ndihem tmerrësisht keq! Pse duhet të zgjohem në mëngjes kur vajza ime e vogël nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Po çmendem! Ajo sapo e kishte nisur jetën, kishte aq shumë për të jetuar. Atëherë, e kuptoj se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. Ndihem tmerrësisht keq që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më, por jam mirënjohëse që jam këtu me Natalian, Biankën dhe Caprin. Vetëm unë e di se çfarë ndiej. Ndihem tejet e pikëlluar. Thjesht kam dashur ta shpreh këtë dhimbje, në rast se ka dikush që ka pësuar një humbje si kjo. Zot, do të doja që ata të ishin këtu dhe ky makth të përfundonte. Lutjet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem, vazhdoni të luteni për të gjithë”, shkruajti Vanessa.