Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Humbi ndaj Kroacisë, Enrike “kryqëzohet” në Spanjë pas disfatës 3-2 në Zagreb

Postuar: 17/11/2018 - 07:25

 Spanja cilësohet si një prej ekipeve më të fuqishme në botë, por disfata 3-2 që pësoi në Zagreb përballë Kroacisë i ka vështirësuar gjërat për ekipin spanjoll që drejtohet prej trajnerit katalanas Luis Enrike. Ky i fundit mbeti i shokuar nga goli i kroatëve në minutat e fundit, një gol që u dha ballkanasve një shans të pretendonin për vend të parë në grup, ndërkohë që spanjollët përveç disfatës në rezultat kanë nisur të marrin kritikat e forta në media. Në qendër të “kryqëzimeve” ka qenë vetë trajneri Luis Enrike i cili e pati të vështirë të justifikonte pozitën e tij dhe të skuadrës pas disfatës të së enjtes në Zagreb.

Situata me ekipin dhe kritikat

Menjëherë pas disfatës me Kroacinë, trajneri i “La Roja”, Luis Enrike, tha në konferencën për shtyp se “gjërat janë kështu”. Një mënyrë tjetër e të nënkuptuarit se është e vështirë për të bërë më shumë. Kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi Spanja e Lopeteguit ishte e pamposhtur për 2 vite, në 20 ndeshje të luajtura. Enrike deklaroi se në Zagreb futbolli nuk ishte me iberikët dhe skuadra e tij meritonte më shumë, por tifozët nuk janë i të njëjtit mendim me të. Aktualisht, Spanja e sotme konsiderohet si një ekip i zakonshëm. Me një portier si De Gea, i cili me Kombëtaren nuk ka dhënë sigurinë e zakonshme, një mbrojtje pa qëndrueshmëri që pëson shumë, me një mesfushë pa ide, e cila më së shumti bën pasime horizontale, dhe një sulm i cili nuk shënon. Sigurisht, në Spanjë janë të vetëdijshëm se emra si Kasijas, Pike, Ksavi, Ksabi Alonso, Iniesta apo Vija nuk do të ishin të lehtë për t’u zëvendësuar. Një tjetër problem për Luis Enriken kanë qenë edhe dëmtimet e disa prej futbollistëve kryesorë si Karvajal, Thiago, Koke apo Diego Kosta. Në ekip dy lojtarët më të mirë kanë qenë padyshim Ramos dhe Buskets, ndërkohë emra si Isko dhe Asensio janë lënë shumicën e kohës në stol tek Real Madridi i Solarit, duke humbur kështu formën e tyre. Sa i përket sulmit, Suso nuk ka pasur ndoshta hapësirën e mjaftueshme për të treguar veten, Rodrigo ka shënuar vetëm një gol në La Liga, Alkaser nuk u grumbullua, pavarësisht se po shkëlqen me Dortmundin dhe Morata nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Pavarësisht fillimit të shkëlqyer, duket se Spanja e Enrikes tashmë është me këmbë në tokë, dhe për t’u mos harruar është se vendi i parë në grupin 4 të Ligës A, tashmë është mjaft i rrezikuar. Gjendja aktuale e grupit është e tillë, ku Spanja ka 6 pikë, kurse Anglia dhe Kroacia nga 4 pikë. Por spanjollët i kanë konsumuar ndeshjet e tyre, ndërsa kroatët dhe anglezët kanë një duel midis tyre. Kush fiton kap kreun e grupit, kurse i fundit bie në Ligën B. Në këtë pikë Spanja nuk rrezikon rënien nga liga, por mund të mos kapë vendin e parë në këtë grup, diçka që do të thoshte tronditje për Enriken, që në katër ndeshje ka dy fitore e dy humbje. Mbetet vetëm të shihet se çfarë rezultati do të prodhojë dueli Angli-Kroaci, ku barazimi nuk i vlen askujt, por i vlen Spanjës./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 10:00

Mauricio Pochettino kërkon që të largohet nga Tottenham pas finalës së Champions League në 1 qershor kundër Liverpoolit.
 

Postuar: 22/05/2019 - 08:06

Vetëm pak ditë më parë ish-portieri i Portos, Iker Casillas ka pësuar një atak kardiak por fatm

Postuar: 22/05/2019 - 07:20

Barcelona ka gjasa të jetë skuadra më e fortë në botë sezonin e ardhshëm.

Postuar: 22/05/2019 - 07:19

Kukësi dhe Partizani po bëjnë llogaritë e sezonit, por i fituar deri tani është Partizani që e ka

Postuar: 22/05/2019 - 07:17

Nuk kanë munguar surprizat në emrat e parë të publikuar në shtyp për ftesat që ka bërë trajneri E

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jet

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u