BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x
BREAKING NEWS

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e
x

Sport

Humbja e Kombëtares me Izraelin, “plakushi” Reja rrezikon të na kthejë 20 vjet prapa

Humbja e Kombëtares me Izraelin, “plakushi” Reja rrezikon

Kombëtarja pësoi një humbje të rëndë ndaj Izraelit më 10 qershor, duke vendosur veten në pozitë mjaft të vështirë në grupin e dytë të Ligës B, në Ligën e Kombeve, pra në vend të fundit dhe pa shumë shpresë se do të rikuperojë mjaftueshëm për të bërë ëndrrën realitet që të ngjitemi në Ligën A. Diçka nuk shkon me ekipin, i cili nuk përballoi mjaftueshëm një 90-minutësh dhe për më tepër përsëriti gabimet që bëri në pjesën e dytë ndaj Islandës. Kuptohet, shigjetat e kritikave janë drejtuar nga trajneri Edi Reja, i cili shihet si mjaft iu vjetër për të drejtuar një skuadër me elementë të rinj që ka përfaqësuesja jonë. Madje që pas ndeshjes me Islandën, ish-tekniku i përfaqësueses, Astrit Ha?zi, e cilësoi lojën e skuadrës kuqezi si një pulë pa kokë, pra që vjen në fushë pa ndonjë koncept loje dhe rrjedhimisht nuk mund të marrë rezultate. Kuptohet, indirekt Ha?zi sulmonte Rejën se nuk kishte ngritur në lartësinë e duhur taktike ekipin. I dashuruar me skemën e tij klasike 3-5-2, trajneri Edi Reja po e çon Shqipërinë 20 vjet pas, në kohën e Brigelit, por me ndryshimin negativ se në atë periudhë skuadra prodhonte edhe lojëra të mira, kishte më shumë entuziazëm. Ndoshta vetëm Panuçi dhe Ari Han janë trajnerë më të dobët se Reja në krye të përfaqësueses dhe të mendosh që skuadra e tanishme për nga niveli i lojtarëve është shumë më lart. “Plakushi” Reja është tashmë tabelë qitje për kritikët, pasi në dy ndeshjet e para zyrtare në Ligën e Kombeve të këtij edicioni ka marrë vetëm 1 pikë, ndërkohë që objektivi ishte për 6 pikë.

Mungon progresi në lojë e në rezultat

Jo vetëm Ha?zi, por kritikën ndaj Rejës e ka bërë indirekt edhe ish-trajneri Xhani de Biazi, kur kujtoi që e ka mundur Izraelin 3-0 në Tel Aviv me një skuadër që nuk e ka potencialin e tanishëm. Pra edhe këtu fajtor del Reja. në një të përditshme sportive, ish-tekniku i Kombëtares, Neptun Bajko, është shprehur se me këtë Kombëtare nuk ?itet për progres por për domosdoshmërinë e një analize të thellë. Dhe kuptohet shigjetohet trajneri si shkaktari i humbjeve, pasi është i vjetër dhe me skema të vjetra për të drejtuar një ekip që ka elementë të rinj dhe praktikon me kubet ku luajnë futbollin modern. “Duke marrë parasysh të dyja ndeshjet, këtu nuk ?itet më për progres. Gjërat duhen parë me realizëm dhe të bëhet një analizë e detajuar. Ky është një ekip kombëtar dhe ka shumë ndryshim nga një skuadër klubi. Nuk mund të bëhen vazhdimisht eksperimente, ndryshime pozicioni. Ne humbasim identitetin tonë, sepse ne forcën e kemi te grupi, sado talente të kemi. Nëse Shqipëria nuk funksionon si një grup kompakt, nuk ?ton dot dhe nuk shkon dot askund. Një tjetër problem është që ne nuk improvizojmë asnjëherë. Ne nuk jemi asnjëherë të rrezikshëm sepse nuk kemi asnjë skemë të përpunuar. Nuk ka kurrë një gjë të tillë me Rejën. Problem janë zëvendësimet. Aktivizimi i Veselit nuk e di se sa ndikon në harmoninë e mbrojtjes, por e kam fjalën edhe tek futja e disa sulmuesve nxitim-thi pa pasur asnjë plan dhe asnjë ide se si do ta kërkojnë golin”, kështu është shprehur Neptun Bajko në shtypin sportiv.