BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Sport

Humbja me Anglinë, trajneri Reja kapet me gazetarët dhe analistët: Jeni të çuditshëm, do të …

Humbja me Anglinë, trajneri Reja kapet me gazetarët dhe

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarët.

Tekniku italian shprehu keqardhje për rastin e humbur nga Uzuni, teksa në prononcimin për “Supersport”, pas ndeshjes, u shpreh:

“Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për t’i zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.Nëse do kishim barazuar apo do kishim fituar ndeshjen, do kishit gjetur një aspekt kritik. Ju këtu gjithmonë jeni kritikë. Duhet të vlerësojmë forcën e kundërshtarit. Kundërshtari nuk na i lejonte ta zotëronim topin. Duhet të kemi parasysh kundër kujt luajmë, është skuadër e fortë në të gjitha drejtimet”,u shpreh Reja.