BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Humbje e madhe për futbollin italian, ndahet nga jeta legjenda e Milanit

Humbje e madhe për futbollin italian, ndahet nga jeta legjenda e Milanit

Legjenda Pierino Prati, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen, që e kishte mbërthyer prej kohësh.

Prati ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA. Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës.

Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola.