BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Hungari-Francë/ Pasim magjik i Mbape, Benzema humb rastin e artë (VIDEO)

Hungari-Francë/ Pasim magjik i Mbape, Benzema humb rastin e artë

Luhet duke filluar nga ora 15:00, ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, në stadiumin “Pushkash Arena”. Në ndeshjen e dytë në Grupin F të UEFA “Euro 2020”, Hungaria dhe Franca do të gjejnë përsëri njëra-tjetrën pas 16 vitesh. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin maksimumin, por duke parë diferencat mes lojtarëve, Franca është favorite absolute, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të fituar Europianin.

Të gjitha ndeshjet e Francës në Hungari kanë qenë në Budapest. Bilanci në këtë qytet është 6 humbje, 1 fitore e po aq barazime ndërsa e sotmja do të jetë përballja e parë në “Pushkash Arena”.  Hungaria përballet me Francën për herë të parë që nga një humbje miqësore 2-1 në Metz, më 31 maj 2005, me golat e Xhibril Sisesë dhe Floro Maludasë teksa për vizitorët shënonte Zombor Kerekes.

Franca ka humbur në Budapest 13-1 në qershor 1927 me gjashtë gola nga Xhozef Takaçsh, që akoma sot është fitorja më e madhe e Hungarisë ndonjëherë. Kjo është ndeshja e pestë në Kampionatin Europian të UEFA-s midis dy ekipeve. Hungaria ka ngadhënjyer tri herë dhe barazuar një herë.

30’ E pabesueshme çfarë ka humbur Benzema, i cili pas një pasimi spektakolar të marrë nga Mbape në zonë, nuk shënon dot i vetëm me portierin, duke e gjuajtur topin jashtë.

25’ Adam Zalai e ka ta pamundur për të vazhduar ndeshjen, për shkak të dëmtimi, teksa mbetet i shtrirë në fushë. E zëvendëson Nikoliç. Ndërkohë arbitri ka ndalur për pak sekonda ndeshjen, për shkak të temperaturave të larta, për t’u freskuar skuadrat.

22’ Ndërhyrje e gabuar e Shafer ndaj Pogbasë, goditje dënimi për Francën në afërsi të zonës së Hungarisë.

17’ Tjetër mundësi e mirë për Francën, këtë herë është Mbape, i cili pas një krosimi të marrë nga Dinje, gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

14’ Mundësi e artë shënimi për Francën. Benzema provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Gulcsi, i cili në të njëjtin aksion i mohon golin edhe Grizmanit, duke ndalur topin.

10’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Pavar, për ndërhyrje të gabuar ndaj Salai.

3’ Ndërhyrje e gabuar e Varan ndaj Zalai në afërsi të zonës. Mundësi e mirë për Hungarinë! Kroson nga e majta Zalai, por largon mbrojtja franceze.

Starton sfida në një stadium të tejmbushur me tifozë!

Hungari: Gulacsi, Botka, Fiola, Kleinheisler, Nagi, Nego, Orban, Sallai, Shafer, Atila Zalai, Adam Zalai.

Franca: Loris, Dinje, Kimpembe, Varan, Pavar, Kante, Rabio, Pogba, Mbape, Grizman, Benzema.