BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Hungaria, “baza” e re e kuqezinjve, edhe Odise Roshi braktis Rusinë për ligën hungareze

Hungaria, “baza” e re e kuqezinjve, edhe Odise Roshi braktis

Hungaria po dëshmohet si një prej vendeve më të lakmuara nga lojtarët shqiptarë, duke ia marrë prioritetin Kroacisë e cila e kishte këtë “status” për disa vite radhazi. Lojtarët që largoheshin nga kampionati shqiptar përfundonin fillimisht në Kroaci para se të kalonin në skuadra të mëdha në Itali apo vendet e tjera të mëdha perëndimore, pra në top-ligat europiane. Hungaria është tashmë baza e re e kuqezinjve dhe kampionati hungarez do të shërbejë si trampolinë për objektivat e lojtarëve shqiptarë, duke qenë kohët e fundit një destinacion më i preferuar për kuqezinjtë. Këtu ka ndikuar jo vetëm cilësia në rritje e skuadrave hungareze, por edhe pagesat më të mira. Pas Myrto Uzunit dhe Hysen Memollës, një tjetër lojtar i formacionit të trajnerit Edi Reja zgjedh të luaj në kampionatin hungarez, pikërisht Odise Roshi, i cili është larguar nga kryeqyteti çeçen, Grozni, ku luante me skuadrën e Akhmat Groznit, në Superligën e Rusisë.

Odise Roshi braktis Çeçeninë, i bashkohet skuadrës hungareze, Diosgiuri

Pas pothuajse pesë vitesh në Çeçeni, Odise Roshi largohet nga Akhmat Grozni duke lënë përfundimisht Premier League ruse për t’u transferuar në elitën e futbollit hungarez. Anësori shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin e Diosgiori VTK mbrëmjen e kësaj diele me lajmin që u zbulua ekskluzivisht në emisionin “Zona Gol” nga moderatori Glend Tafaj. Referuar asaj që shkruan edhe “Supersport” Roshi do të jetë në Hungari për të hedhur firmën mbi kontratë. Te Diosgiori, Roshi do të ketë shok skuadre një tjetër futbollist shqiptar pikërisht Hysen Memollën. Transferimi i mesfushorit fierak te DVTK është bërë i mundur nga menaxheri i njohur shqiptar Adrian Aliaj. Aktualisht skuadra e Diosgiori pozicionohet në vendin e fundit të kampionatit hungarez që kryesohet nga Ferencvarosh, por me Roshin do të ketë më shumë mundësi për të siguruar mbijetesën. Futbollisti i kombëtares kuqezi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë për një pjesë të mirë të këtij sezoni në të cilin është aktivizuar vetëm në 6 takime me Akhmat Groznin dhe vetëm në një prej tyre si titullar.

Uzuni: Kam objektiv të shënoj 15 gola me Freencvaroshin hungarez

Myrto Uzuni është duke kaluar një periudhë të artë te Ferencvarosh në Hungari, duke qenë se rrugën e rrjetës po e gjen vazhdimisht. Në një intervistë për Zona Gol, sulmuesi thekson se dëshiron të shënojë 15 gola deri në fund të sezonit, ndërsa tregon edhe emocionet më të mëdha që ka përjetuar. 7 gola dhe 7 asiste këtë sezon duken të jenë normale për Uzunin. “Për Lokomotivën e Zagrebit ishte histori që arritëm në vend të dytë. Kisha shumë oferta në merkato dhe bashkë me menaxherin tim vendosëm të firmosnim me Ferencvarosin pasi doja të luaja më shumë. Ishte diçka që mungonte dhe mendoj se do të fitojmë titullin kampion. Fituam ndaj një rival direkt dhe shënova gol”, tha ai. Më pas Uzuni komentoi të ardhmen e tij pas këtij edicioni si dhe objektivat sezonale me klubin hungarez. “Ndihem shumë mirë te Ferencvarosh, klubi po më lejon të shënoj edhe penallti. I kam thënë menaxherit që dua të shënoj 15 gola dhe 10 deri në fund e më pas të mendojmë për të ardhmen. Jam krenar për veten time që kam shënuar në 5 ndeshje radhazi dhe më vjen keq që nuk arrita të thyeja rekordin me 6 gola radhazi”, shtoi ai më pas sulmuesi anësor i skuadrës kombëtare foli për fanellën kuqezi dhe dëshirën për të lënë gjurmë. “Për çdo lojtar është maja e karrierës që të luash në Kombëtare dhe luaj në çdo pozicion që më vendos trajneri. Këtu në qytet më njohin të gjithë dhe më përshëndesin. Skema që më përshtate më shumë është 4-3-3 ose 4-2-3-1. Për Kombëtaren nuk kam çfarë të them pasi vendos trajneri dhe unë luaj ku do të dojë trajneri”, shtoi Uzuni. Në fund, kujton dy momente që i kanë lënë mbresa dhe ku ka përjetuar emocione të forta. “Kanë qenë dy momente. Kombëtarja ka qenë një emocion i veçantë pasi ka qenë ëndërr. Gjithashtu edhe goli ndaj Juventusit pasi shënova përpara syve të Ronaldos, idhullit tim. Nuk e prisja të shënoja, arrita përpara Kuadrados dhe e dërgova në rrjetë”, përfundoi Uzuni.