Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hyn në fuqi ligji për dhunën në stadiume, tani edhe fishekzjarret të çojnë në burg

Postuar: 09/10/2019 - 07:51

Ditën e djeshme, më 8 tetor, hynë në fuqi dënimet e reja për dhunën në sport, pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me ashpërsimin e masave për Veprimet e Dhunshme në veprimtaritë sportive, një premtim i dhënë ky që në marsin e vitit të kaluar nga Kryeministri Edi Rama në takimin me aktorët dhe protagonistët e futbollit, përfshi përfaqësuesit më të lartë të FSHF-së, presidentë klubesh dhe organizmave të tjera të agjencive ligjzbatuese, pas incidenteve në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, takim ku u godit gjyqtari kryesor Eldorjan Hamiti. Në ndryshimet e publikuara në fletoren zyrtare që më 24 shtator, përbëjnë një risi për sa i përket dispozitave juridike ku goditja ose të tjera vepra dhune ndaj sportistëve, trajnerëve apo arbitrave dënohen detyrimisht me burg, siç parashikohet në nenin 274/a të Ligjit numër 7895 në Kodin Penal, ku shkruhet tekstualisht se dhunuesit e zyrtarëve të ndeshjes dhe sportistëve e trajnerëve bëjnë burg nga 1 deri në 3 vjet. Tani e tutje, kushdo që do të guxojë vtë ushtrojë dhunë në impiante e pret burgu, sepse ka ligj për këtë çështje.

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv (Neni 274/a)

Edhe në këtë pikë situata paraqitet e ashpër për shkelësit e ligjit. “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në këtë nen të ligjit. Përveç ashpërsimit të masave për goditjet një risi absolute tanimë përbëjnë edhe vepra dje që nuk ndiqeshin penalisht, si për shembull hyrja në fushën e lojës nga persona të paautorizuar, apo aq më tepër mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike , fishekzjarreve dhe flakadanëve , deri dje fenomene të zakonshme sidomos në ndeshjet e futbollit, por që sot dënohen me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.

Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive (Neni 274/b)

Tifozët nuk do të guxojnë të futen në fushë, pasi i pret në rastin më të mirë gjoba të rënda e në rast përsëritje edhe burgu. Të paktën kështu shkruhet në nenin 274/b të ligjit që është bërë enkas për dhunuesit e stadiumeve dhe ndeshjeve të futbollit. “Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet”, shkruhet në këtë nen, dukshëm parandalues i fenomeneve të dhunës, sidomos atyre që tentojnë të ndezin mjete piroteknike e që vënë në rrezik jetën e fansave të tjetër në stadiume. E vërteta ëhstë se ky ligj nuk i kap dhunuesit e ndeshjes derbi midis Tiranës dhe Partizanit, pasi ka hyrë vetëm dje në fuqi. Siç dihet, vetëm pak ditë më parë dhuna u kthye në kryefjalë të lajmeve sportive me incidentet në derbin e kryeqytetit, ku nuk munguan dhe imazhet e goditjet e tifozëve me njëri tjetrin me flakadanë, vepra këto që tani e tutje sipas ligjit duhet të dënohen me burgim. Një ndryshim i rëndësishëm ky që mbetet për tu parë se si do të zbatohet dhe a do të arrijë që të eliminojë nga stadiumet shqiptare një dukuri deri më tani të zakonshme si mbajtja e flakadanëve apo mjeteve piroteknike në cdo0 ndeshje të rëndësishme në kampionatin e futbollit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra

Postuar: 17/11/2019 - 22:55

Nota më negative e kësaj mbrëmje gala është pikërisht rezultati i ndeshjes me Kombëtaren e Edi Re

Postuar: 17/11/2019 - 22:08

Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes me Francën. Reja ka bërë menjëherë 2 zëvendësime.