BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Hysaj bën gati “valixhet”, Napoli nuk e ka në projektin e së ardhmes

Hysaj bën gati “valixhet”, Napoli nuk e ka në projektin e

Elseid Hysaj po përjeton sezonin më të vështirë në Serinë A që kur nisi karrierën në Serinë A italiane. Ai nuk shihet nga trajneri Karlo Ançeloti si futbollist i projektit të trajnerit dhe po e sheh veten herë pas here në stol, duke mos qenë aspak i preferuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion të cilin ia ka rrëmbyer francezi Malkuit. Në fakt, gazeta “Mattino” me qendër në Napoli, shkruante dje se lojtari shqiptar po shqyrton vetëm mundësinë e largimit dhe pavarësisht se kjo mundësi nuk u krijua në janar, e sigurt është se në qershor ai do të përfundojë në një klub larg Napolit e madje me gjasë edhe jashtë Italisë. Ndërkohë, ecuria e Hysajt lidhet domosdoshmërisht me ecurinë e skuadrës së Napolit, ku formacioni i Ançelotit gjendet 13 pikë prapa Juventusit kryesues. E megjithatë, Hysaj po bën gati “valixhet” që tani, sepse në qershor ai pritet të kalojë në një klub tjetër. Edhe pse pista “Çelsi” duket e pamundur për momentin, deri në qershor shkodrani mund ta ketë gjetur alternativën e duhur.

Ndryshimi i pozicionit dhe ftohja me Ançelotin

Pasi sezonin e kaluar e humbi titullin vetëm në javët e fundit, këtë sezon Napoli ka dështuar në garën për të rivalizuar me Juventusin duke qenë se nuk po kalon një moment të mirë megjithëse renditet në vendin e dytë në kampionat. Ambicia e Aurelio De Laurentisit për të fituar një titull kampion, mund ta detyrojë presidentin që në verë të bëjë shpenzime kolosale për të riformatuar skuadrën. Kështu, pas largimit të Hamshik, mund të ketë edhe shumë largime të tjera ku sirena kineze bien edhe për belgun Dries Mertens. Ofertat nga Kina nuk kanë munguar për Mertens dhe shumë shpejt, mund të zyrtarizohet edhe largimi i tij duke qenë se vetë klubi i Napolitm, po përfiton shuma të konsiderueshme nga shitja e tyre në Kinë. “Mattino” raporton se një tjetër largim në verë është edhe shkodrani Elseid Hysaj i cili ka humbur terren te Napoli dhe francezi Malkuit është i preferuari i Ançelotit. Në kushte të tilla, klubet e interesuara për Hysajn mund të nisin në verë bisedime konkrete për të duke qenë se Napoli është i gatshëm ta shesë, por sërish pretendohet shlyerja e klauzolës që është 50 milionë euro, ose një shumë afërsisht sa klauzola (për klubet italiane nuk ekziston klauzola).

Mbrojtësi/ Herdi Prenga ndryshon skuadër, kalon në Letoni

Një nga lojtarët e skuadrës kombëtare Shpresa, Herdi Prenga, ka ndryshuar kampionat, duke kaluar nga Kroacia në Letoni, tashmë me një skuadër të kryeqytetit letonez. Kjo do të jetë një aventurë e re në karrierën e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. Futbollisti i cili vitin e kaluar debutoi edhe me Kombëtaren A duke u aktivizuar në ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit e Skocisë, largohet nga kampionati kroat ku është aktivizuar në vitet e fundit, për të shkuar në kampionatin letonez. Prenga, djali i trajnerit të Laçit, Besnik Prenga, ka nënshkruar për dy vite me skuadrën e FC Riga, ekipi i cili ka fituar kampionatin në sezonin e kaluar dhe shpreson që të mbrojë atë edhe në këtë edicion. Klubi letonez ka ndjekur me interes paraqitjet e Prengës me Inter Zapresiç në kampionatin kroat dhe ka vendosur që të nënshkruajë me futbollistin duke finalizuar transferimin gjatë këtyre ditëve. Për Prengën kjo është një mundësi e mirë që të tregojë veten edhe në arenën evropiane pasi FC Riga do të luajë këtë vit në Ligën e Kampioneve për herë të parë në historinë e saj, duke qenë pjesë e raundit të parë kualifikues të turneut. Në edicionin e kaluar, FC Riga debutoi në arenën ndërkombëtare me praninë në Ligën e Europës. Në fakt, FC Riga është një nga klubet më të reja në historinë e futbollit në Letoni, pasi është krijuar vetëm në vitin 2014 dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të ngjitet në majën e futbollit në këtë vend.

Adriatik BALLA