Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hysaj dhe Basha “fshehin” dështimin me Jordaninë: Miqësorja nuk ndikon në përballjen me Izraelin

Postuar: 12/10/2018 - 07:08

Kombëtarja do të luajë të dielën më 14 tetor kundër Izraelit, një ndeshje vendimtare për fatet e renditjes në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Në prag të këtij dueli folën dje në konferencë shtypi dy futbollistë të përfaqësueses, konkretisht mbrojtësit Elseid Hysaj si dhe mesfushori Migjen Basha, që të dy lojtarë që nuk u aktivizuan në miqësoren ndaj Jordanisë.

Ata thanë se rezultati i kësaj miqësoreje dhe loja nuk ndikojnë aspak në përballjen me Izraelin, por miqësorja në fjalë i është dashur trajneri për të parë formën e futbollistëve dhe angazhimin e lojtarëve të rinj. Ylli i Napolit është shprehur se skuadra do të shkojë në Izrael për të marrë një fitore, ndërkohë që ka bërë edhe krahasimin me skuadrën që fitonte 0-3 një vit më parë.

“Ka të drejtë profesori pasi kam pasur shumë ndeshje te Napoli. Bëri mirë, pasi lojtarët e rinj duhen parë në fushë. Më vjen keq për Mihajn, i cili u dëmtua. Lojtarët që ishin në fushë luajtën mirë. Shpresoj të ndihmojnë në ndeshjen me Izraelin. Do jap maksimumin dhe uroj të shënojmë, pasi na duhet fitorja. Duhet t’ia dalim se s’bën, që të jemi të qetë për kualifikimin. Jemi të përqendruar, si me Jordaninë. Patëm raste dhe goli ishte disa centimetra larg. Vijmë nga një ndryshim, atëherë fituam 3-0, ndërkohë që kishim humbur me Luksemburgun. Jemi të njëjtët lojtarë dhe po stërvitemi mirë, prandaj jemi gati. Jemi profesionistë, nuk është se na ndryshon pak taktika dhe duhet të luajmë keq, pasi jemi në kampionate të mëdha dhe duhet ta luajmë rolin. Nuk jemi si në klube, por duhet dhënë maksimumi që skema të vihet në jetë sa më mirë në fushë. Çdokush që do luajë do japë 120% të tij në fushë, pasi na duhet të fitojmë”, u shpreh Hysaj. Ndërkohë, mesfushori i Arisit të Selanikut, Migjen Basha, komentoi ndeshjen ndaj Jordanisë, foli gjithashtu për sfidën e radhës në Izrael ndërsa dha një mendim edhe për shiritin e kapitenit që do të mbahet nga Mavraj me Bashën që është i treti në këtë hierarki pas shokut të tij te Arisi dhe mbrojtësit tjetër Elseid Hysaj.

“Sigurisht që po, me këtë skuadër mund të bëjmë ndeshje katastrofike, por edhe shumë të mira. Dje luajtëm me një sistem që disa herë e kemi përdorur e disa herë jo. Disa lojtarë kanë qenë të rinj. Ndoshta nuk ka qenë një ndeshje shumë e mirë, por ajo që na intereson është ndeshja e të dielës. Ndaj Izraelit duhet të japim maksimumin. Jordania kërkonte një barazim kundër nesh”, tha Basha. Ai komentoi barazimin në miqësoren me Jordaninë, duke shprehur se ky rezultat nuk ndikon aspak në duelin e radhës. “Nuk e ngre moralin vetëm fitorja. Ne dolëm barazim, por vitin e fundit kemi humbur ndaj Luksemburgut, dhe më pas fituam në Izrael. Ka disa raste, kur fitorja shërben edhe për keq. Ne lojtarët, duhet të ngremë moralin. Duhet entuziazëm, dhe të luajmë si një finale, dhe kjo ndeshje vendos fatet tona. Nëse bëjmë një rezultat të mirë atje, kemi shumë shanse për në Europian. Nëse do jemi në fushë të dielën, duhet të japim maksimumin, pasi tani jemi kapiten i dytë dhe i tretë. Kemi akoma më shumë përgjegjësi”, tha Basha. Duket qartë se të dy lojtarët e fshehin dështimin e miqësores me Jordaninë, pasi skuadra ende nuk e ka kaluar krizën e rezultateve dhe në lojë eksperimentohet jashtë mase shumë. Pikërisht për sistemin e lojës foli Basha. “Me këtë sistem e kam luajtur me Venturën në Torino. I di lëvizjet. Ajo që u pa në fushë, ishte pak konfuze, por edhe kundërshtari ishte i gjithë në mbrojtje. Patëm raste për të shënuar edhe dje”, shtoi ai. Një mendim kosovari e dha dhe për kapitenin e skuadrës, që u zgjodh me votë.

“Besoj se po, pasi këtë e ka vendosur grupi. Votuam, dhe Mavraj mori më shumë vota. Më pas, Hysaj dhe unë. Në një anë është pozitive, por gjithsesi ke përgjegjësi kur ke shiritin. Të gjithë ata që janë në fushë duhet të japin maksimumin. Ne na duhet fitorja, pasi mund të na bllokojnë rrugën tonë për në Europian. Disa lojtarë që pushuan dje, do luajnë të dielën. Ata do të na sulmojnë, por duhet ta fillojmë sa më mirë ndeshjen. Vota për kapitenin? Vota nuk tregohet, por Mavraj dhe Hysaj kanë qenë në listën time. Edhe në të kaluarën, edhe ata kanë qenë lider në fushë”, theksoi në fund Basha. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:23

 Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë. Katalanasit fituan në Valencia ndaj Levantes me rezultatin 5-0.

Postuar: 16/12/2018 - 19:04

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme

Postuar: 16/12/2018 - 18:35

Liverpooli ka kaluar përsëri në epërsi ndaj Manchester Unitedit falë golit të bukur të Xherdan Sh

Postuar: 16/12/2018 - 16:19

Ndeshja e fundit në kampionat e Lacios ndaj Sampdorias, nuk ka rezultuar mjaft pozitive për gardi

Postuar: 16/12/2018 - 07:39

Kampionati anglez po dhuron emocione të bukura dhe spektakël javë pas jave, teksa dje Mançester S

Postuar: 16/12/2018 - 07:38

Kategoria Superiore po luan ndeshjet e javës së 17-të të saj, ku dje ranë në sy fitoret e ekipeve

Postuar: 16/12/2018 - 07:37

Një nga personalitetet e futbollit korçar dhe atij kombëtar, Dhimitraq Xhambazi, vijon të besojë